Erdhi ajo kohë e vitit përsëri… për projektin tonë vjetor “Holiday Gift Drive”.
Fillimi i vitit të ri shkollor në vjeshtë është gjithashtu një fillim i ri pas pushimeve të verës veçanërisht për Grupin e vullnetarëve (VOLIF) të Fondacionit Ivanaj, Ashtu si nëpër shkolla apo universitete, edhe ambientet tona marrin jetë duke gëluar nga zhurmat e të rinjve të cilat kanë qenë pjesë e grupit tonë të vullnetarëve [...]
Dita në gjimnazin “Dertliu” ishte plot gjallëri për të gjithë të pranishmit. Prezantimi i zhvilluar ditën e hënë, më 23 tetor, u karakterizua nga entuziazmi dhe interesi i të gjithë pjesëmarrësve. Ata u përfshinë intensivisht në të kuptuarit të misionit dhe shumëllojshmërisë së mundësive të ofruara nga M&M Ivanaj Foundation Institut.Ndër qëllimet kryesore në këtë [...]
Një tjetër vit i jashtëzakonshëm ka kaluar që kur ne hapëm zyrtarisht dyert e ambienteve tona moderne në kompleksin e ri të quajtur “Rezidenca Ivanaj”, i ndërtuar në qendër të Tiranës në të njëjtin truall që i përkiste vëllezërve Ivanaj që nga vitet 1930.Fondacionet Ivanaj të New York-ut dhe Tiranës kanë funksionuar në të dy [...]
Në botën e sotme që ndryshon shumë shpejt, është më e rëndësishme se kurrë që të ushqejmë potencialin e mendjeve të të rinjve tanë. Kjo bindje ka qenë pika kyçe e bashkëpunimit midis Fondacionit M&M Ivanaj dhe SmartKids Albania, një kompani startup i përqendruar në metodologji edukative STEM të fjalës së fundit për fëmijët e [...]
Ashtu si edhe e dini nga postimet tona të mëparshme në këtë faqe, Instituti i Fondacionit Ivanaj në Tiranë ka luajtur një rol mbështetës gjatë muajve të fundit në iniciativën e znj. Emira Selimi për të krijuar bibliotekën e parë shqipe në qytetin e Manastirit (tani njohur si Bitola), në të njëjtën ndërtesë ku u [...]
Çdo 1 qershor shumë shtete festojnë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve duke i kujtuar botës nevojën e fëmijëve për mirëqenie dhe të drejta për t'u përballur me sfida të shumta në aspekte të ndryshme të jetës së tyre.Fondacioni Ivanaj ka qenë mbështetës i kësaj nisme që nga hapja zyrtare e ambienteve të tij në Tiranë në [...]
Që prej përditësimit tonë të fundit rreth “Klubit të Librit Ivanaj”, një numër aktivitetesh janë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillohen në bibliotekën tonë, ku mbajmë dy herë në muaj takimet e klubit dhe ku, deri tani, kemi diskutuar kryevepra si “Arku i Triumfit” nga Remark, “Ferma e Kafshëve” nga G. Orwell, “Demiani” nga H. Hesse, [...]
Pas iniciativës së Znj. Emira Selimi për grumbullimin e librave për krijimin e bibliotekës së parë shqipe në Manastir, me rastin e 115 vjetorit të kongresit historik të atij qyteti, jemi të kënaqur që numri i librave të dhuruar po rritet çdo ditë, që do të thotë se shqiptarët po tregojnë shumë interes për këtë [...]
Më datë 1 Dhjetor 2022 njoftuam ndjekësit tanë për hapjen e Klubit të Librit Ivanaj në ambientet tona në Tiranë dhe tani kemi diçka tjetër për t'i shtuar.Ndërkohë që klubi po lulëzon dhe po tërheq pjesëmarrës të rinj, një zgjerim i ri i natyrshëm në lidhje me librat erdhi kur dëgjuam për iniciativën më të [...]