Rr. Perlat Rexhepi, Nd 19, H9

Rezidenca Ivanaj.

1019 Tiranë, Albania

Web: www.ivanaj-foundations.org

Email: [email protected]

 

   *Kodi i Etikës*

Ky dokument përfaqëson kodin kryesor të sjelljeve të krijuar nga, dhe për, Fondacionet Martin dhe Mirash Ivanaj të New York dhe Tiranës, dy organizatat jofitimprurëse simotra që ndajnë të njëjtin Vizion të Brendshëm, Mision dhe Qeverisje, ndërsa respektojnë ligjet dhe rregullat e shteteve përkatëse të New York-ut dhe Shqipërisë në të cilat janë regjistruar zyrtarisht dhe ligjërisht. Në të gjithë këtë dokument, nënkuptohet që përdorimi i formës njëjës reflekton faktin që Kodi i Etikës mund të jetë i zbatueshëm për të dyja këto organizata.   

      I. Vizioni

Fondacionet Ivanaj u themeluan nga Drita Ivanaj në mes të viteve 1990 në kujtim të dy vëllezërve Ivanaj të cilët me përkushtim dedikuan dhe kaluan jetën e tyre në shërbim të vendit të tyre të sapo shpallur të pavarur, Shqipërisë që kur u krijua. Për veprat e tyre, atdhedashurinë, lirinë dhe pavarësinë e mendimit dhe veprimit, integritetin, besueshmërinë, angazhimin dhe udhëheqjen, veçanërisht në fushat e drejtësisë, arsimit publik dhe kulturës, ata mbahen mend breza më vonë. Kontributi i tyre intelektual u ka mbijetuar kohërave dhe vlerat dhe cilësitë e tyre duhet të vazhdojnë të përshkojnë jetën shqiptare pavarësisht nga feja, politika, gjinia apo prejardhja etnike. Këto janë qëllimi dhe objektivat e Fondacioneve Ivanaj.

Vendndodhja fizike dhe ambientet e krijuara rishtazi, zyrat qendrore të të cilave që në Tetor 2017 ndodhen në “Rezidencën Ivanaj” në “Tiranën e Re”, u themeluan në bindjen se në mënyrë që një komunitet të lulëzojë, banorët e tij duhet të kenë një mjedis të sigurt ku atyre mund t'u sigurohet shumë mbështetje dhe mundësi për rrjetëzim me njëri-tjetrin, për të mësuar, krijuar dhe për t'u kthyer mbrapsht komuniteteve të tyre. Dhe kjo, në Shqipëri, përfaqësohet nga “M.&M. Ivanaj Foundation Institut”, udhëzimet e “sjelljes” së të cilit janë të detajuara në këtë dokument.

     II. Misioni

Fondacioni Ivanaj ka një qëllim të shprehur qartë, të aprovuar nga Bordi i tij i Drejtorëve për të promovuar dhe avancuar interesin publik në kulturën dhe arsimin shqiptar, brenda dhe jashtë vendit; inkurajuar përhapjen e njohurive në traditat intelektuale, juridike dhe shkencore të Shqipërisë; ushqyer edukimin e popullit shqiptar për historinë e tij plot trimëri dhe ndihmuar në dokumentimin e tij; dhe përhapur njohuri për përparimin e Shqipërisë në botën e lirë.

Programet e tij mbështesin atë qëllim dhe të gjithë ata që punojnë për, ose në emër të Fondacionit e kuptojnë dhe promovojnë këtë mision.

     III. Qeverisja

Fondacioni ka një Bord Drejtues që është përgjegjës për caktimin e misionit dhe drejtimit strategjik të tij, si dhe mbikëqyrjen e politikave, programeve, financave dhe operacioneve të tij.

Bordi i Fondacionit është përgjegjës për:

Të siguruar që Drejtorët e tij kanë aftësitë dhe përvojën e duhur për të kryer detyrat e tyre dhe që të gjithë Anëtarët e Bordit të kuptojnë dhe përmbushin përgjegjësitë e tyre për të mirën e Fondacionit dhe qëllimet e tij publike.

Të ekzaminuar çështjet ekonomike, financiare dhe të menaxhimit dhe për të miratuar veprime të rëndësishme në lidhje me buxhetin dhe shpenzimet e Fondacionit për vitin e ardhshëm, duke përfshirë pagat e punonjësve të Fondacionit.

Të emëruar dhe shkarkuar Drejtorin Ekzekutiv, për të përcaktuar pagën e tij/ saj dhe kontrolluar zbatimin e detyrave dhe aktiviteteve të tij/ saj.

Të emëruar dhe shkarkuar anëtarët e Bordit të Drejtorëve.

Të siguruar që Fondacioni promovon marrëdhënie pune me Anëtarët e Bordit, Personelin, Donatorët, Grantmarrësit dhe pjesëtarët e tjerë, që bazohen në respekt, ndershmëri dhe sinqeritet të ndërsjellë.


    IV.  Pajtueshmëria Ligjore

M&M Ivanaj Foundation Institut në Tiranë është në dijeni të të gjitha ligjeve dhe është në përputhje me rregulloret dhe konventat e zbatueshme ndërkombëtare dhe kupton dhe respekton të gjitha pasojat e lidhura me shkeljen e legjislacionit të shtetit shqiptar.

    V.  Drejtim i Përgjegjshëm

Fondacioni Ivanaj menaxhon fondet e tij me përgjegjësi dhe maturi, duke përfshirë konsideratat e mëposhtme:

  • Rreth: Kushteve për Dhënien dhe Pranimin e Dhuratave - Punonjësit e Fondacionit nuk mund të marrin ose të japin dhurata me vlerë të konsiderueshme për efekt të ndikimit në veprimtarinë e Fondacionit ose të marrësit të tij. Dhuratat dhe aktivitetet rekreative (mbi 5000 lekë) duhet të refuzohen ose ndahen me Fondacionin dhe, nëse një letër mirënjohje është e përshtatshme, do t'ua dërgojmë atë në emër të Fondacionit. Ky rregull nuk zbatohet për takimet gjatë kafesë ose vakteve, ose sendet dhe dhuratat që u jepen pjesëmarrësve në konferencë ose trajnim, për sa kohë që ato janë me vlerë të vogël dhe të arsyeshme dhe promovojnë interesat e Fondacionit.
  • Një shumë e arsyeshme parash shpenzohet për kostot administrative për të siguruar sisteme efektive të kontabilitetit, këshilla ligjore dhe mbështetje, kontrolle të brendshme, personel kompetent dhe shpenzime të tjera kritike për menaxhimin profesional.
  • Organizata siguron që të gjitha praktikat dhe politikat e shpenzimeve të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të përshtatshme për të përmbushur misionin e Fondacionit.
  • Të gjitha raportet financiare janë realisht të sakta dhe të plota në të gjitha aspektet materiale.
  • Pjesa më e madhe e buxhetit vjetor të organizatës duhet të shpenzohet për programe në zbatim të misionit të saj origjinal.

   VI.  Hapja dhe Transparenca

Fondacioni Ivanaj ofron azhurnime të rregullta, me informacion të hollësishëm, për mediat publike në lidhje me punën e saj në progres. I gjithë ky informacion përputhet me politikat dhe praktikat e organizatës dhe duhet të pasqyrojë rëndësinë e përfituesve të programit.

   VII.  Vlerësimi i Programit

Organizata, në mënyrë të rregullt, rishikon projekte dhe programe, efektivitetin e tyre dhe ka zhvilluar mekanizma për filtrimin dhe përfshirjen e programeve efektive dhe afatgjata.

Suksesi i Fondacionit është i fshehur në metodën e tij të të mësuarit, me anë të së cilës, të mësuarit nga përvoja në terren nga aktivitetet e kaluara, krijon një mjedis në lulëzim me arritje të larta.

   VIII.  Gjithëpërfshirja dhe Diversiteti

Organizata ka një politikë të promovimit të ekselencës, të shtrirë në Stafin e saj, Bordin dhe Vullnetarët për të krijuar një performancë efektive. Si pasojë, organizata përpiqet të mbështesë gjithëpërfshirjen në procedura të tilla si punësimi, mbajtja, promovimi dhe rekrutimi i Bordit.

   IX.  Mbledhja e Fondeve

Bordi i Fondacionit Ivanaj është i përkushtuar të sigurojë që aktivitetet e mbledhjes së fondeve të kryhen në mënyrë etike.

Kjo politikë vlen për Bordin, Stafin e përkohshëm, të përhershëm dhe të kontraktuar, si dhe Vullnetarët.

Organizata u përmbahet standardeve të mëposhtme:

  • Aktivitetet për mbledhjen e fondeve të kryera nga Fondacioni Ivanaj do të jenë në përputhje me të gjitha ligjet përkatëse.
  • Çdo komunikim për publikun i bërë gjatë kryerjes së një aktiviteti për mbledhjen e fondeve do të jetë i vërtetë dhe jo-mashtrues.
  • Të gjitha paratë e mbledhura përmes aktiviteteve për mbledhjen e fondeve do të jenë për qëllimin e deklaruar të thirrjes dhe do të jenë në përputhje me misionin dhe qëllimin e deklaruar të organizatës.
  • Të gjitha informacionet personale të mbledhura nga Fondacioni Ivanaj janë konfidenciale dhe nuk janë për shitje, ose për t'u dhënë, ose zbuluar për ndonjë palë të tretë pa miratimin me shkrim.
  • Asnjë i punësuar direkt ose indirekt nga, ose në rolin e vullnetarit pranë Fondacionit Ivanaj, nuk do të pranojë komisione, shpërblime ose pagesa për aktivitetet e mbledhjes së fondeve në emër të organizatës.
  • Asnjë kërkesë për mbledhjen e fondeve nuk do të ndërmerret me anë të telefonit ose derë më derë.
  • Kontributet financiare do të pranohen vetëm nga kompanitë, organizatat dhe individët që Bordi i konsideron etike.

   X.  Konflikti i interesit

Politika e Konfliktit të Interesit të Fondacionit kërkon që, në punën e tij për të ofruar shërbime përmes ndërveprimit me palët e treta, punonjësit e tij janë të detyruar të shmangin dhe zbulojnë konfliktet etike, ligjore, financiare ose të tjera të interesit që përfshijnë Fondacionin. Në shumicën e rasteve, konfliktet e interesit mund të shmangen thjesht duke ushtruar një gjykim të mirë dhe, me të vërtetë, Fondacioni mbështetet në gjykimin e shëndoshë të punonjësve të tij për të parandaluar shumë situata të tilla konflikti.

Një punonjës konsiderohet të ketë një konflikt të mundshëm interesi kur:

Ai ose ajo, ose ndonjë anëtar i familjes i lidhur me të, merr një përfitim financiar ose përfitim tjetër domethënës si rezultat i pozicionit të punonjësit në Fondacion.

Punonjësi ka mundësinë të ndikojë në dhënien e granteve nga Fondacioni, në biznes, vendime administrative ose materiale në një mënyrë që të çon në përfitime personale.

Punonjësi ka një interes ekzistues, ose potencial financiar ose interes tjetër të rëndësishëm i cili dëmton, ose mund të duket se dëmton gjykimin e individit në kryerjen e përgjegjësive të tij/ saj ndaj Fondacionit.

Në rast të konfliktit të mundshëm të interesit, nga punonjësi kërkohet që të bashkëpunojë me menaxherin e tij / saj për të arritur një zgjidhje në interesin më të mirë të Fondacionit. Kjo mund të përfshijë largimin e punonjësit nga pozicioni me autoritet vendimmarrës në lidhje me situatën e konfliktit, ose veprime të tjera më serioze.

   XI.    Aktivitete Politike

Fondacioni ndalohet rreptësisht të angazhohet në fushata politike elektorale ose aktivitete lobuese. Punonjësit janë të lirë të përfshihen në këto lloj aktivitetesh mbi baza personale, me kusht që aktivitetet e tyre të mos bien ndesh me aftësinë për të kryer përgjegjësitë e tyre ndaj Fondacionit, ose të krijojnë konfuzion midis pozicioneve që merren prej tyre personalisht, përkundrejt atyre si përfaqësues i Fondacionit. Para se një punonjës të angazhohet në aktivitete politike është më mirë të konsultohet me stafin menaxhues për të shmangur çdo ndikim që veprimeve të tij / saj të mund t'i atribuohen Fondacionit. Aktivitetet politike duhet të ndodhin vetëm, në çdo rast, jashtë orarit të punës dhe me shpenzimet e punonjësit, pa përdorur emrin e Fondacionit ose burimet, ambientet apo pajisjet e Fondacionit.

     XII. Aktivitetet Fetare

Ndërsa punonjësit janë të lirë të mbajnë fenë, mendimet ose besimet e tyre, Fondacioni, nuk i lejon ata të ndikojnë me fenë e tyre ndonjë nga aktivitetet në emër të Fondacionit, brenda ose jashtë mjediseve të Fondacionit. Punonjësit janë të mirëpritur të përfshihen në aktivitete fetare jashtë orarit të punës dhe nuk duhet të përfshihen në veprime që mund të konsiderohen si të dëmshme nëse lidhen me Fondacionin Ivanaj. Vendimmarrja dhe pranimi i projekteve nuk duhet të ndikohen nga besimet fetare personale.

Anëtarët e stafit dhe bordit, përfshirë vullnetarët, duhet të mbajnë përgjegjësitë morale dhe ligjore në promovimin e interesit më të mirë të Fondacionit Ivanaj me këdo që janë të lidhur.

    XIII.  Vlerat, Kodet e Sjelljes, Parimet dhe Standardet e Punonjësve:

1. Integriteti personal dhe profesional: Në Fondacionin Ivanaj vlerësohet integriteti; punonjësit e tij pritet të jenë të sinqertë, të përkushtuar për të thënë të vërtetën dhe besnikë ndaj standardeve të larta morale. Të kesh një Kod të Etikës dhe të vendosësh parimet e sjelljes së secilit punonjës midis tyre dhe me palët e treta, është pjesë e përpjekjes së Fondacionit për të mbështetur dhe frymëzuar një kulturë të edukimit më të mirë në Shqipëri. Fondacioni është i përkushtuar ndaj sjelljes së ligjshme dhe etike në të gjitha aktivitetet e tij dhe kërkon që punonjësit e tij të sillen në një mënyrë që përputhet me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi.

2. Transparenca dhe llogaridhënia: Fondacioni ofron informacion gjithëpërfshirës dhe në kohë për publikun, mediat dhe të gjithë aktorët e interesuar dhe përgjigjet në kohën e duhur, ndaj kërkesave të arsyeshme për informacion. Të gjitha informacionet në lidhje me Fondacionin do të pasqyrojnë plotësisht dhe sinqerisht politikat dhe praktikat e Fondacionit.

3. Gjithëpërfshirja dhe drejtësia. Duke pranuar që gjatë punës mund të hasen njerëz nga çdo ambient dhe përvojë, Fondacioni përpiqet të krijojë një mjedis gjithëpërfshirës dhe t'i trajtojë të gjithë me drejtësi, dinjitet dhe respekt. Ky parim i drejtësisë shtrihet në çdo pjesë të punës së tij, duke përfshirë punësimin, ngritjen në detyrë dhe punën me përfituesit e granteve, partnerët dhe të tjerë.

4. Prona intelektuale dhe të drejtat morale: Fondacioni ruan të drejtat morale dhe pronësinë e të gjithë pasurisë intelektuale që krijohet prej tij përveç nëse bihet dakord ndryshe paraprakisht me klientët e tij. Në kthim, Fondacioni respekton të drejtat morale dhe intelektuale të autorit të lidhura me pronën intelektuale të klientëve të tij.

5. Respekt dhe udhëheqje: Fondacioni i trajton të tjerët në mënyrë të drejtë dhe objektive. Sigurimi i lirisë nga diskriminimi, ngacmimi dhe bullizmi është çelësi për një përvojë pune dinjitoze që Fondacioni promovon.


    XIV.    Sjellja jo-etike, e papërshtatshme apo e jashtëligjshme.

1. Marrja e harçit ose ryshfetit. Në rast se një punonjës afrohet nga një partner i mundshëm ose ekzistues me qëllim për t’i dhënë ryshfet atij/ asaj për qëllime të përfitimit financiar, nga punonjësi kërkohet që ta raportojë këtë ndodhi menjëherë tek stafi menaxhues i Fondacionit.

2. Dhënia e informacionit konfidencial. Fondacioni është i përkushtuar për të ruajtur shkallën më të lartë të integritetit në të gjitha marrëdhëniet e tij me partnerë apo bashkëpunëtorë të mundshëm, ekzistues dhe të mëparshëm, si në aspektin e konfidencialitetit normal, ashtu edhe në mbrojtjen e të gjitha informacioneve personale të marra gjatë ofrimit të shërbimeve në fjalë. Konfidencialiteti vlerësohet dhe pritet në çdo situatë ku informacion i ndjeshëm krijohet ose ndahet. Shkelja e rregullave të konfidencialitetit duke dhënë informacion privat tek një entitet i gabuar mund të shkaktojë mosmarrëveshje, thyerje të besimit dhe madje edhe procese gjyqësore midis palëve.

3. Falsifikimi i dokumenteve. Shndërrimi, ndryshimi ose modifikimit të një dokumenti me qëllim mashtrimin e një personi tjetër siç është kalimi i kopjeve të dokumenteve që dihet se janë të pavërteta ose paraqitja e dokumenteve të rreme të punësimit është rreptësisht e ndaluar.


    XV.   Mosrespektimi

Asnjë Kod mund të adresojë të gjitha situatat specifike. Prandaj, është përgjegjësia e secilit punonjës të zbatojë parimet e përcaktuara në këtë dokument në një mënyrë të përgjegjshme dhe duke ushtruar gjykim të mirë dhe mendje të shëndoshë. Nëse diçka duket joetike ose e pahijshme, ka të ngjarë të jetë. Gjithmonë mbani mend: Nëse dikush nuk është i sigurt se çfarë të bëjë në çdo situatë, kërkoni udhëzime para se të veproni. Mosrespektimi nga ndonjë punonjës i ligjeve ose rregulloreve që qeverisin Fondacionin, këtë Kod ose ndonjë politikë ose kërkesë tjetër të Kompanisë, mund të rezultojë në masa disiplinore deri në përfundim, dhe, nëse është e nevojshme, në procedura ligjore. I gjithë Stafi, Anëtarët e Bordit pritet të bashkëpunojnë në çdo hetim të brendshëm të sjelljes së gabuar.

    XVI.    Raportimi i sjelljes së paligjshme ose joetike; Procedurat e pajtueshmërisë

Si pjesë e Stafit të Fondacionit Ivanaj, të gjithë që janë të përfshirë pritet të sillen në një mënyrë të përshtatshme në mjedisin e tyre të punës dhe gjithashtu pritet të jenë të ndjeshëm ndaj dhe të respektojnë shqetësimet, vlerat dhe preferencat e të tjerëve. Pavarësisht nëse dikush është një Punonjës, Anëtar i Bordit ose Vullnetar, të gjithë inkurajohen të raportojnë menjëherë tek stafi menaxhues për çdo praktikë ose veprim që besohet se është i papërshtatshëm.

Tiranë – Janar 2020 -