Komiteti i Fondacioneve Ivanaj për Përfytyrimin e së Ardhmes (IFCIF)
Siç thuhet në letrën me 'Konceptin' dhe deklaratën e Misionit, qëllimi i IFCIF është përfshirja në Fondacionet Ivanaj e një “Grupi Ekspertësh” me ekspertizë globale për të imagjinuar dhe në mbështetje të së ardhmes së kulturës dhe arsimit për brezat e rinj shqiptarë duke përqafuar iniciativa drejtuese në këto fusha, të bëj sugjerime për veprim, të ndihmoj për të gjetur burime të ardhurash, të dal me tema kërkimore dhe të udhëheqë studime që kanë lidhje me këto tema me ndihmën dhe bashkëpunimin e vullnetarëve.
Grupi Ekspertëve
Altin Leka

Altin Leka, është një profesionist në fushën shkencore i cili ka punuar si hulumtues dhe menaxher në disa korporata farmaceutike shumëkombëshe, në Evropë dhe SH.B.A. Ai ka një Master në Kimi dhe përvojë gjithëpërfshirëse në kërkimin dhe zhvillimin e metodave të testimit analitik për karakterizimin e formulimeve farmaceutike të zhvilluara rishtazi. Përvojat e mëparshme të punës në Institutin e Kërkimeve Battelle në Gjenevë dhe GH Institute në New York përfshijnë kërkime të gjera mbi kromatografinë në gaz dhe të lëngshme me spektroskopi në masë për identifikimin e strukturave kimike dhe substancave të lidhura me to. Tani, ai mban pozicionin e Menaxherit të Cilësisë Inxhinierike tek Perrigo Pharmaceuticals në New York (PNY), ku ai ka punuar në disa fusha për mbi 18 vjet. Ndër arritjet e tjera në Perrigo, ai ka hartuar disa projekte për uljen e kostos, duke përfshirë eleminimin e testimit shtesë "gjatë procesit" dhe produkteve mjekuese të përfunduara, si dhe ka bashkëpunuar në disa programe me Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në lidhje me jetëgjatësinë në ruajtje dhe vendosjen e datës së skadencës së produkteve farmaceutike. Altini është një anëtar aktiv i Komitetit të Shërbimit të Komunitetit në PNY, i cili promovon shkencën tek të rinjtë në zonat me të ardhura të ulëta të qytetit të New York, si dhe sponsorizon praktikën për studentët në këto fusha. Kohët e fundit ai na u bashkua si Zëvendës President i Fondacionit Martin dhe Ivanaj në New York.
Arbi Rizo



Arbi Rizo filloi karrierën e tij në J.P. Morgan në grupin e Analizës së Investimeve dhe Konsulencës, pjesë e bankës së investimeve. Ai ka punuar me fondet e pensioneve, sigurimeve dhe fondacionet, duke analizuar të dhëna kritike për portofolet e tyre. Ai la J.P. Morgan pesë vite e gjysmë më vonë për të vazhduar arsimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe mori një diplomë Master nga Universiteti i Oksfordit. Gjatë studimeve të tij, ai u kontraktua përkohësisht nga një ndërmarrje e kapitaleve të sipërmarrjes, duke u përqëndruar në një nga investimet e tyre në bioteknologji. Pas diplomimit, Arbi u transferua përsëri në New York dhe punoi në Bankën e Amerikës Merrill Lynch si pjesë e ekipit të Konsulentëve për Llogaritë e Menaxhuara. Ai ka punuar si agjent financiar i investimeve të mbivendosura për dy vitet e para dhe, më pas, u bashkua me njësinë e Investimeve Strategjike, ku ai ka qenë për për tre vitet e fundit. Në rolin e tij aktual, Arbi ndihmon në ndërtimin e strategjive të reja të investimeve të mbivendosura dhe drejton teknika përmirësimi për të zbatuar portofolet.
Faton Limani



Faton është i përkushtuar pas aplikimit të modelit të njohur të Udhëheqjes Përshtatëse të Harvard-it në sektorë të ndryshëm për të ndihmuar individët, ekipet dhe organizatat të adresojnë sfidat dhe të zgjidhin problemet e vështira. Përveç Udhëheqjes Përshtatëse, në punën e tij përfshihen disa modele të tjera, të tilla si të Folurit Publik, Negocimi, Paprekshmëria ndaj Nryshimeve, Bashkëpunimi në ekip, të Menduarit Krijues, Menaxhimi Strategjik dhe Komunikimi në biznes. Faton ka mbajtur sesione mësimore dhe lehtësuar kurse udhëheqje në Harvard, në SHBA, Evropë dhe Azi dhe ka trajnuar qindra studentë, drejtues të korporatave dhe profesionistë të rinj në fushën e zhvillimit të udhëheqjes. Para Harvard-it, Faton ka punuar si i kontraktuar civil për Departamentin e Mbrojtjes së SHBA në projekte të ndryshme dhe ka dhënë mësim në menaxhim strategjik në niveli universitar në Kosovë, ku ai gjithashtu ka qenë i angazhuar në politikën vendase, organizata jofitimprurëse dhe organizata të sektorit privat në role të ndryshëm drejtues. Ai ka një diplomë Master në Administratë Publike nga Harvard Kennedy School dhe Ekonomi / Menaxhim nga Universiteti i Prishtinës. Faton është Instruktor dhe Konsulent në St. Jude’s Graduate School of Biomedical Science, Koordinator për studimet universitare dhe pas-universitare në Harvard University, President / Themelues i Shkollës Shqipe - Illyria, dhe Themelues / Drejtor i Përgjithshëm i Leadership Advancement Associates.
Ilir Zenku



Ilir Zenku është Ndihmës Nënkancelar për Sistemin Shëndetësor IT dhe një anëtar i vlefshëm i Ekipit të Udhëheqjes në Zyrën e Zëvendës Kancelarit për Çështjet Shëndetësore. Ilir Zenku ka një diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Tiranës, Shqipëri dhe një diplomë master në Menaxhim IT nga Instituti i Teknologjisë së Illinois dhe çertifikatë si Udhëheqjes Ekzekutiv nga Booth School of Business në Universitetin e Chicago-s. Ilir ka gjithashtu disa çertifikata aktive profesionale dhe është anëtar aktiv në EDUCAUSE, SIM Chicago, HIMSS, ACHE dhe CHEF. Ai është emigrant i gjeneratës së parë nga Shqipëria, ku ai hartoi dhe drejtoi një projekt kombëtar për zgjerimin e hyrjes në internet me shpejtësi të lartë dhe krijimin e Rrjetit Shqiptar të Kërkimit. Ai ka punuar me organizata ndërkombëtare dhe amerikane për të mbështetur refugjatët kosovar në Ballkan dhe gjithashtu ka ndihmuar në lidhjet e para në internet të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO. Iliri flet rrjedhshëm shumicën e gjuhëve në Ballkan. Ai është një udhëheqës i njohur në diasporën shqiptaro-amerikane që punon si vullnetar në aktivitete për përfshirjen e emigrantëve, mentorim për aftësi drejtuese për adoleshentë duke marrë pjesë në ndihmën e dialogut në Ballkan nga perspektiva shqiptaro-amerikane, vullnetarizim në mbështetjen e performancës artistike dhe aktiviteteve sportive të organizuara për komunitetin.
Olton Hysenbegas

Olton është një udhëheqës i matur dhe strategjik, me mbi 25 vite përvojë, që ofron konsulencë dhe udhëheqje për praktikat më të mira në sisteme dhe metodologji, zhvillim strategjie, modele të funksionimit të planifikuar, shërbime këshilluese, risk dhe qeverisje, menaxhim të ndryshimeve në shkallë të gjerë, menaxhim të procesit të biznesit, transformim dhe menaxhim programi dhe ekzekutim të përsosur. Një drejtues bashkëpunues me përvojë të gjatë në menaxhimin e programeve të mëdha dhe komplekse transformuese. Olton përqendrohet në zhvillimin e njerëzve teksa zhvillon nisma strategjike dhe transformuese në të gjithë ndërmarrjen. Ekspertiza e Olton-it përfshin një rekord të shkëlqyer në udhëheqje dhe sigurim programesh strategjike në organizata të mëdha, komplekse, me intensitet informacioni, të bazuara në shërbime me buxhete më të mëdha se 25 milion dollarë në vit.
Olton është rritur dhe ka mbaruar studimet e larta universitare në Tiranë, Shqipëri. Ai u diplomua në Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike (Telekomunikacion) nga UPT më 1995 dhe Master në Administrim Biznesi nga Richard Ivey School of Business nga University of Western Ontario më 2013. Olton, gjithashtu ka një çertifikim PMP nga Project Management Institute, dhe çertifikim ITIL nga APM Group Limited. Gjithashtu, Olton ka shumë çertifikime/ akreditime profesionale, siç janë: Inxhinier i Çertifikuar i Microsoft-it nga Ryerson University, Negocim dhe Menaxhimi i Konflikteve për Menaxhim Projektesh dhe Programesh RBC, Programi i Ekselencës së Menaxhimit RBC, Praktikues i zhdërvjellët i Çertifikuar RBC, etj.
Olton filloi karrierën e tij profesionale në Shqipëri, duke punuar si menaxher programesh me Fondacionin Shoqëria e Hapur, Programi Shqiptar i Zhvillimit të Edukimit (AEDP), më 1995. Karriera e tij në Kanada filloi në Merrill Lynch Canada më 1999; më pas ai u punësuar si menaxher projekti në Canadian Imperial Bank of Commerce (CIBC). Më 2005, Olton iu bashkua Byrosë së Sigurimeve të Kanadasë dhe në vitin 2007, Olton iu bashkua Royal Bank of Canada (RBC) si Menaxher i Lartë Projekti. Në vitin 2008, Olton u ngrit në detyrë si Manaxher i Lartë Programi/ Manager Zhvillimi IT. Në vitin 2014 ai u ngrit në detyrë në Drejtor Programi për Aplikimin e Shitjeve me Pakicë në Optimizimin e Kapaciteteve për Shitjet Ndër-Sektoriale. Në vitin 2016, ai u emërua Drejtor në RBC, Shërbimet e Transformimit të Strategjisë (zyra CFO, CAO) dhe në vitin 2017 ai mori rolin e Drejtorit në Sigurinë Kibernetike, IT Risk & Shërbimet e Sigurisë.
Olton ka marrë çmime të shumta gjatë karrierës së tij profesionale si: Fondacioni Shoqëria e Hapur – AEDP, çmimi për Punonjësin më të Mirë të Vitit, Merrill Lynch Canada Spotlight Award, CIBC Achievers Award, RBC Make a Difference Award, shumë çmime për punë në grup dhe dy herë çmimin prestigjoz RBC Gold STAR Award.
Olton flet shqip, anglisht, italisht dhe frengjisht. Olton ka qenë anëtar i bordit të Shoqërisë Kanadeze Shqiptare, një organizatë jofitimprurëse, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh për komunitetin nga gushti 2017 deri në tetor 2018 dhe mbështeti RBC Run For The Kids nga 2016-2019.
Postimet më të fundit
11 Gusht, 2020
27 Korrik, 2020
23 Qershor, 2020
2 Qershor, 2020