Dhurues

Dhurues 2021-02-11T13:48:32+01:00

Si dhurues, duhet të dini se asnjë projekt i Fondacioneve Ivanaj nuk është projektuar me qëllim vetëm marrjen e fondeve!

Si organizata jofitimprurëse, Fondacioni Martin dhe Mirash Ivanaj i New York-ut, SH.B.A. dhe Instituti i Fondacionit M. & M. Ivanaj në Tiranë, me ndihmën e zyrave moderne në mjediset e tyre të reja në Tiranë, ofrojnë një bazë të qëndrueshme për projekte në mbeshtetje të kulturës dhe arsimit në Shqipëri. 

Fondacionet mbështeten shumë tek dhurues si ju për kontribute të të gjitha llojeve si:

  • mbështetje financiare;
  • dhurime sendesh;
  • shërbime falas;
  • grante dhe
  • sponsorizime.

Kombinimi unik i misionit dhe vizionit, dhe kultura e organizatës sonë janë të orientuara drejt krijimit të projekteve bazuar në kërkime të kujdesshme të nevojave. Ne maksimizojmë përdorimin e burimeve lokale dhe të lira siç janë vullnetarët dhe promovojmë "të menduarit jashtë kutisë" për mënyra unike dhe të qëndrueshme që mund të zgjidhin më mirë sfidat në fjalë.

Fondacionet Ivanaj krenohen me një politikë të "dyerve të hapura"; një koncept që është unik në fushën e OJQ-ve shqiptare ku detyrat ndonjëherë kryhen me mungesë të transparencës ose kontributit të komunitetit.

Zgjidhni nga opsionet më poshtë:

PayPal

GuideStar

Amazon Smile - përqindje nga blerjet tuaja

Në llogarinë bankare

Me çek bankar

Dhurime sendesh

Ne ofrojmë diçka ndryshe:

  • Një profil të plotë tonin dhe të projekteve tona në GuideStar, regjistri qendror kryesor për sa i takon Organizatave Jo-Fitimprurëse në SHBA.
  • Mision i tre-anshëm dhe objektiva në arsim, kulturë dhe sipërmarrje.
  • Ambiente me cilësi të lartë dhe burime njerëzore të kualifikuara për të mbështetur projektet dhe për të prodhuar rezultate të qëndrueshme afatgjata.
  • Shtrirje dhe ndikim në të dy anët e Atlantikut.
  • Transparencë në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve përmes përfshirjes së palëve të interesuara dhe ndarjes së ideve.
  • Mbështetje financiare e ofruar nëpërmjet Fondacionit në New York, i cili është i autorizuar nga Autoritetet Tatimore të SHBA-ve për transferimin e fondeve të mbledhura drejt Institutit Ivanaj në Tiranë.

Disa nga projektet e kaluara:

Emri i projektit

Fondet e ngritura

Pjesëmarrja

Mbështetja

Periudha

$4000

10 të
moshuar

10 vullnetarë

Personeli & vullnetarë

Tet. - Nën. 2018

$0

140 pjesëmarrës

Personeli & akademikë

Sht. 2018

$500

94 fëmijë

Personeli dhe mësueset e shkollës

Dhj. 2017

Për çdo pyetje apo paqartësi, ju lutem na kontaktoni tek kjo adresë:

X