
Klikoni mbi figurë për ta zmadhuar
Bordi i Anëtarëve të Nderit:
Perteve (Domnori) Leka

Pertefe Leka u arsimua në ‘Institutin Pedagogjik’ të Shkodrës, u diplomua për Gjuhë & Histori atje dhe për Letërsi në Fakultetin Filologjik në Tiranë ku gjithashtu ishte edhe Instruktore për Metodologjinë e Shkollës në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, duke patur në mbikëqyrje për këtë program 14 shkolla nate. Pasi u tërhoq nga sistemi shkollor shqiptar, ajo vazhdoi aktivitetet e saj pedagogjike si Instruktore e Anglishtes në shkollën anglo-shqiptare “Phoenix” në Tiranë, duke aplikuar metoda bashkëkohore për fëmijët 5-6 vjeç, dhe si Trainere në shkollën “Lexo” për mësuesit e rinj për para-shkollim. Ajo gjithashtu ka marrë një Çmim nga Ministria e Kulturës në Shqipëri, për rolin e saj efektiv në impaktin arsimor të studimeve pedagogjike, si dhe një Çmim Nderi si Mësuese nga “Urdhri i Naim Frashërit”. Për më shumë se një dekadë ajo punon si Gazetare e Pavarur për gazetat “Drita” dhe “Kosova” në Tiranë, dhe Ilyria në NYC, ndërkohë është edhe e përfshirë si Zëvendës Presidente e M. & M. Ivanaj Foundation Institute.
CRISTINA QUARONI

Cristina Quaroni është diplomuar në Shkenca Politike dhe Çështje Ndërkombëtare në Universitetin La Sapienza në Romë dhe ka një diplomë pasuniversitare në menaxhimin e krizave ndërkombëtare nga UNED. Aktualisht ajo po jeton në Tiranë si bashkëshorte e Ambasadores Spanjolle ndërsa vazhdon aktivitetin e saj profesional si konsulente dhe sipërmarrëse në biznesin e saj familjar.
AFËRDITA PRRONI

Afërdita Prroni, u diplomua në Fakultetin e Filologjisë dhe Fakultetin e Ligjit në Tiranë. Znjsh. Prroni është themeluesja dhe Drejtoresha Ekzekutive e të drejtave të Njeriut në Qendrën Demokratike (2002), një OJQ që promovon dhe mbron të drejtat e njeriut në Shqipëri, me një fokus special për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave. Përpara 2002, Znjsh. Prroni ka marrë pjesë në shumë projekte të organizuara nga organizatat e të drejtave të njeriut që operojnë në Shqipëri.
Anëtarët e Bordit Ekzekutiv:
Drita A. Ivanaj

Drita A. Ivanaj, e diplomuar në Shkenca dhe Ekonomi, është Eksperte e Çertifikuar në Shkencat Kompjuterike (C.S.P), e cila ushtroi dy profesione me kohë të plotë: në menaxhimin e biznesit dhe administrimin e kontratave të mëdha për korporatën ndërkombëtare të FIAT dhe në sistemet e informacionit dhe operacionet e mëdha në fushën kompjuterike në Universitetin e Kolumbias, në New York. Znj. Ivanaj është themeluese dhe Presidente e Fondacionit Martin dhe Mirash Ivanaj në New York dhe Fondacionit Institut M&M Ivanaj në Tirane (Shqipëri), i cili inkurajon edukimin dhe kulturën shqiptare. Ajo ka qenë një anëtare aktive e shumë organizatave profesionale; ka shërbyer si një Anëtare Këshilluese dhe Adminstruese e besuar e Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) në Washington D.C. dhe si Anëtare e Bordit te Organizatës së Grave Shqiptaro – Amerikane (OGSHA) në New York City.
DHIMITRAQ RIZO

Dhimitraq Rizo ka lidhur dhe jeton në Tiranë, ku ka mbaruar studimet në 1978 në Inxhinieri Mekanike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Tiranës. Pas diplomimit ai filloi të punojë në uzinën "Enver" në Tiranë, e cila në atë kohë që konsiderohej një nga impiantet inxhinierike më të mëdha dhe të zhvilluara në vend. Gjatë qëndrimit të tij 10-vjeçar në këtë uzinë, ai mbajti pozicione të ndryshme si Menaxher Sektori, Menaxher i shumë sektorëve njëkohësisht, Krye-Inxhinier dhe së fundmi si Drejtor i Përgjithshëm i saj. Në vitin 1989 ai punoi në një prej zyrave të Bashkisë së qytetit duke mbikëqyrur “Zonën Një” të Tiranës si Drejtor i Departamentit të Industrisë dhe që nga viti 1992 e tutje, ai themeloi, menaxhoi dhe punoi me shumë biznese private. Disa kompani që ai menaxhoi gjatë gjithë këtyre viteve ishin "Abikon", "Arkon" dhe "VTE Trading". Ai ka qenë gjithashtu partner në kompani të tilla si "Telcom Albania" dhe "Arsire Al". Shumica e këtyre kompanive kanë qenë dhe janë të përqendruara në biznesin e ndërtimit në Shqipëri. Z. Rizo flet anglisht, italisht dhe greqisht, dhe mban pozicionin e Drejtorit të Posaçëm si Anëtar i Bordit të “M.& M. Ivanaj Foundation Institut” në Tiranë.
ANI RIZO

Ani Rizo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomi. Ajo ka punuar si Ekonomiste për disa vite në një firmë private të quajtur “V.T.E. Trading”, si dhe në biznesin e saj familjar. Znj. Rizo ka qenë një mbështetëse besnike për një kohë të gjatë, si vullnetare, e një sërë aktivitetesh të “M. & M. Ivanaj Foundation Institut” në Tiranë, ku tani mban pozicionin e Përgjegjëses së Thesarit të kësaj organizate.
FROST & FIRE CONSULTING

Frost & Fire Consulting ofron shërbime të pakrahasueshme juridike si dhe shërbime të tjera të nevojshme për klientët që kanë veprimtari apo dëshirojnë të shqyrtojnë mundësitë që ofrohen në tregun shqiptar dhe në atë rajonal. Angazhimi i tyre për këtë qëllim i ka rrënjët në përvojën e gjerë dhe të spikatur të ekipit në sektorin privat, publik dhe atë të organizatave ndërkombëtare.
Frost & Fire jo vetëm njeh thellë problematikat ekzistuese të klimës së biznesit vendas, por gjithashtu krenohet me njohuritë që ka për pritshmëritë dhe mendësinë e klientëve, qofshin ata investitorë të huaj, korporata multinacionale apo agjenci ndërkombëtare donatore ose qeveritare. Ata kanë arritur të jenë të suksesshëm në shkrirjen e përvojave unike të anëtarëve të tyre për t’i shërbyer prioritetit parësor të Frost & Fire Consulting që është cilësia më e lartë.
Të shkolluar në Universitetet më prestigjioze në botë (Harvard, New York University, London School of Economics, Columbia, University of Maryland) anëtarët e Frost and Fire kanë punuar me disa nga firmat më të mira ligjore sic janë Cravath, Swaine & Moore LLP; Skadden, Arps, Slate, Meagher & Flom LLP; Paul, Weiss, Rifkind, Wharton & Garrison LLP, Hogan Lovells US LLP si dhe kanë mbajtur pozicione të larta drejtuese në institucione qeveritare shqiptare si p.sh.: Ministria e Financës, Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.
OLTON HYSENBEGAS

Olton është një udhëheqës i matur dhe strategjik, me mbi 25 vite përvojë, që ofron konsulencë dhe udhëheqje për praktikat më të mira në sisteme dhe metodologji, zhvillim strategjie, modele të funksionimit të planifikuar, shërbime këshilluese, risk dhe qeverisje, menaxhim të ndryshimeve në shkallë të gjerë, menaxhim të procesit të biznesit, transformim dhe menaxhim programi dhe ekzekutim të përsosur. Një drejtues bashkëpunues me përvojë të gjatë në menaxhimin e programeve të mëdha dhe komplekse transformuese. Olton përqendrohet në zhvillimin e njerëzve teksa zhvillon nisma strategjike dhe transformuese në të gjithë ndërmarrjen. Ekspertiza e Olton-it përfshin një rekord të shkëlqyer në udhëheqje dhe sigurim programesh strategjike në organizata të mëdha, komplekse, me intensitet informacioni, të bazuara në shërbime me buxhete më të mëdha se 25 milion dollarë në vit.
Olton është rritur dhe ka mbaruar studimet e larta universitare në Tiranë, Shqipëri. Ai u diplomua në Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike (Telekomunikacion) nga UPT më 1995 dhe Master në Administrim Biznesi nga Richard Ivey School of Business nga University of Western Ontario më 2013. Olton, gjithashtu ka një çertifikim PMP nga Project Management Institute, dhe çertifikim ITIL nga APM Group Limited. Gjithashtu, Olton ka shumë çertifikime/ akreditime profesionale, siç janë: Inxhinier i Çertifikuar i Microsoft-it nga Ryerson University, Negocim dhe Menaxhimi i Konflikteve për Menaxhim Projektesh dhe Programesh RBC, Programi i Ekselencës së Menaxhimit RBC, Praktikues i zhdërvjellët i Çertifikuar RBC, etj.
Olton filloi karrierën e tij profesionale në Shqipëri, duke punuar si menaxher programesh me Fondacionin Shoqëria e Hapur, Programi Shqiptar i Zhvillimit të Edukimit (AEDP), më 1995. Karriera e tij në Kanada filloi në Merrill Lynch Canada më 1999; më pas ai u punësuar si menaxher projekti në Canadian Imperial Bank of Commerce (CIBC). Më 2005, Olton iu bashkua Byrosë së Sigurimeve të Kanadasë dhe në vitin 2007, Olton iu bashkua Royal Bank of Canada (RBC) si Menaxher i Lartë Projekti. Në vitin 2008, Olton u ngrit në detyrë si Manaxher i Lartë Programi/ Manager Zhvillimi IT. Në vitin 2014 ai u ngrit në detyrë në Drejtor Programi për Aplikimin e Shitjeve me Pakicë në Optimizimin e Kapaciteteve për Shitjet Ndër-Sektoriale. Në vitin 2016, ai u emërua Drejtor në RBC, Shërbimet e Transformimit të Strategjisë (zyra CFO, CAO) dhe në vitin 2017 ai mori rolin e Drejtorit në Sigurinë Kibernetike, IT Risk & Shërbimet e Sigurisë.
Olton ka marrë çmime të shumta gjatë karrierës së tij profesionale si: Fondacioni Shoqëria e Hapur – AEDP, çmimi për Punonjësin më të Mirë të Vitit, Merrill Lynch Canada Spotlight Award, CIBC Achievers Award, RBC Make a Difference Award, shumë çmime për punë në grup dhe dy herë çmimin prestigjoz RBC Gold STAR Award.
Olton flet shqip, anglisht, italisht dhe frengjisht. Olton ka qenë anëtar i bordit të Shoqërisë Kanadeze Shqiptare, një organizatë jofitimprurëse, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh për komunitetin nga gushti 2017 deri në tetor 2018 dhe mbështeti RBC Run For The Kids nga 2016-2019.
Personeli:
Erida Xhani

Erida Xhani mban postin e Asistentes së Menaxhimit Ekzekutiv. Ajo ka përfunduar studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Komunikim. Erida ka aftësi të forta organizative, aftësi për të kryer shumë detyra, gjithashtu të menaxhojë kohën për të përmbushur afatet. Ajo është aktive, me përvojë dhe shumë kërkuese ndaj vetes. Si Asistente e Menaxhimit Ekzekutiv, ajo rrit efikasitetin ekzekutiv duke siguruar mbështetje në përgjegjësitë e përgjithshme operacionale të subjektit. Erida ka njohuri të thella të fushës, programeve bazë, operacioneve dhe planeve të biznesit. Ajo ka studiuar në institucione të larta akademike që në moshë të vogël në TIS Albania, Linden Hall, Pensilvania, International School of Athens, Webster University në Vjenë dhe New York University në Tiranë.
Jublerta Shehu



Jublerta Shehu mban pozicionin e Koordinatores së Planifikimit të Projekteve. Ndër përgjegjësitë e saj është përfshirja në monitorimin e planeve dhe procedurave të projektit dhe përgjegjësia për t'u siguruar që aktivitetet e planifikuara të kryhen në kohë, brenda buxhetit të përcaktuar, dhe në përputhje të plotë me kushtet e vendosura, duke respektuar ligjin kombëtar dhe politikat e Punëdhënësit.
Jublerta ka përfunduar studimet për Drejtësi pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe zotëron një Master për të Drejtën Civile. Gjatë periudhës së studimeve ka kaluar një eksperiencë disa mujore në Shtetet në Bashkuara, me programin Work & Travel nga Spirit Cultural Exchange. Në periudhën 2015-2022 ka punuar pranë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, pranë disa departamenteve si Sektori i Këshillimit me Konsumatorin, kontrolli i Shërbimeve të Transportit Publik, etj.
Benson Begaj



Benson Begaj është Koordinator ynë i Mirëmbajtjes së Objekteve. Që në moshën e re, gjithmonë i interesuar për pjesëmarrjen në shoqëri civile dhe ndihmën ndaj të tjerëve, Benson u bë një udhëheqës i respektuar në fushën e rinisë për shkak të kontributeve të tij të ndryshme dhe ai arriti në pozicionet e Kryetarit të EESTEC LC Tirana (Shoqata e Studentëve të Inxhinierisë) dhe Zv/President i ANYN (Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri), për shkak të aftësive të tij drejtuese dhe përkushtimit të tij ndaj fuqizimit të të rinjve. Benson gjithashtu ka qenë Ambasador i Rinisë në Shqipëri, duke advokuar për zhvillimin e programeve që synojnë të nxisin punësimin e të rinjve dhe parandalimin emigrimin e të rinjve nga Shqipëria. Pasioni i tij për të ndihmuar të rinjtë të arrijnë potencialin e tyre të plotë shfaqet në shumë trajnime që ai ka qenë i përqendruar dhe organizuar përgjatë viteve. Ai është i aftë në shkrimin dhe menaxhimin e projekteve, të folurën në publik, zhvillimin e biznesit, negocimet, këshillimin e karrierës dhe aftësitë e tjera të buta dhe profesionale. Përveç punës së tij me EESTEC dhe ANYN, Benson ka qenë i angazhuar vullnetarisht edhe me organizata të tjera jo-fitimprurëse, duke treguar përkushtimin e tij për të sjellë një ndikim pozitiv në komunitet.
Benson ka përvojë gati katër vjeçare në industrinë e Pasurive të Paluajtshme, duke përfshirë menaxhimin e pronës, shitjen dhe qiranë. Për tre vite tashmë, ai ka drejtuar me sukses agjencinë e tij të pasurive të paluajtshme, TAG Real Estate.
Ilira Siliqi

Ilira Siliqi është Asistentja Administrative dhe Arkivistja jonë. Ajo ka një diplomë në Planifikim Ekonomik dhe një përvojë të gjatë profesionale prej rreth 40 vitesh. Ilira ka punuar në institucione publike të arsimit dhe statistikave, si dhe në banka private. Ndër aftësitë e tjera të saja, ne mund të rendisim komunikimin, fokusimin në detaje dhe aftësinë e saj për të shqyrtuar me përpikëri çdo dokumentacion ndërkohë që kryen regjistrimin dhe arkivimin e tyre. Ilira flet shqip, italisht dhe anglisht.
Elena Kodra

Elena Kodra vjen me mbi 20 vite eksperiencë në sektorin e pastrimit, mirëmbajtjes dhe tekstileve. Ajo ka punuar si në institucione publike, ashtu edhe private. Së bashku me anëtaren tjetër të stafit, Elena ndan përgjegjësinë për Pastrimin dhe Mirëmbatjen e ambienteve tona.
Vera Rakipi



Vera Rakipi vjen me mbi 15 vite eksperiencë në sektorin e pastrimit, mirëmbajtjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Ajo ka punuar në institucione publike dhe private, nga të cilat për 5 vite në Gjermani, në një institucion të kujdesit social. Së bashku me anëtaren tjetër të stafit, Vera ndan përgjegjësinë për Pastrimin dhe Mirëmbajtjen e ambienteve tona.