Tek Fondacionet Ivanaj, idetë e reja inovative konsiderohen si bazat e zhvillimit të Shqipërisë dhe si të tilla, të denja për tu kultivuar dhe transformuar në biznese të suksesshme.
Ne kemi kapacitetin dhe vullnetin për të organizuar zhvillimin e një biznesi të ri, të karakterizuar nga inovacioni dhe për të ndarë rreziqet e menaxhimit të një sipërmarrje të tillë, dhe aty ku është e nevojshme për të arritur gjetjen e zgjidhjeve dhe mundësive me qëllim ndryshimet dhe transformimet sociale për një jetë më të mirë.
Në këtë kuadër, ne kemi krijuar programin tonë: “Qendra e Inkubimit të Biznesit dhe Inovacionit“, detajet e të cilit janë të aksesueshme këtu:Një rezultat i menjëhershëm i këtij programi është një projekt specifik në të cilën jemi tashmë të angazhuar, i cili rezulton nga një event konkurues që u zhvillua në ambientet tona në maj të 2018. Ideja sipërmarrëse e dy të rinjve të cilët i përzgjodhëm si fitues, po zhvillohet në aplikime te dobishme biznesi të bazuara në teknologjinë më të fundit.