U desh më shumë se çerek shekulli që një nga ëndrrat e mia më të mëdha, të fillonte të merrte jetë e të shfaqej në horizont. Ndërkohë që Shqipëria, vendlindja ime, po përjetonte çerek shekulli izolimi nën diktaturën komuniste, revolucioni i rinisë shqiptare filloi të bënte hapat e para, me qëllim hapjen e dyerve të demokracisë dhe fillimin e një jete të re, ashtu si gjithë pjesa tjetër e botes.
Ky ishte gjithashtu momenti i duhur, që unë të realizoja ëndrrën time dhe të hidhja një hap të madh përpara. Pavarësisht se kisha pak kohë që kisha dalë në pension, isha e vetëdijshme, që kishte ardhur koha që të jepja kontributin tim në zhvillimin e Shqipërisë, të cilën kurrë nuk do të ma kishte marrë mendja se do ta shikoja përsëri. Mbas dy profesionesh dhe 50 vjet eksperience pune në fushën e administrimit të biznesit dhe teknologjisë kompjuterike, kishte ardhur koha t’i përkushtohesha më shumë ëndrrave të mia. Kështu që u ktheva përsëri në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara, aty ku kisha emigruar që në vitin 1952 dhe vizitova vendlindjen time, të cilën isha e detyruar ta braktisja që në moshë të mitur, së bashku me familjen time në vitin 1939.
Gjatë kësaj faze të tretë të jetës time, mu desh të kaloja çdo lloj pengese për të rifituar pronat e familjes time, të cilat ishin konfiskuar, përdorur dhe abuzuar, nga qeveritë e ndryshme që nga Lufta e II-të Botërore e deri në vitet e fundit. Ndërkohë që planifikoja të ardhmen nga mesi i vitit 1990, themelova një fondacion publik në New York, të pasuar nga krijimi i një organizate simotër në Tiranë. Të dyja janë shoqata të ligjshme, jo-qeveritare dhe jo-fetare, të cilat kanë të njëjtin qëllim për të ndihmuar shoqërinë shqiptare në fushën e kulturës dhe të arsimit, duke i dhënë vlera të reja Shqipërisë jo vetëm brenda për brenda, por edhe nëpër botë. Pavarësisht se Shqipëria është një shtet relativisht i ri dhe i pavarur prej 108 vitesh që kur shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane, historia e saj është e lashtë e mijëra vjeçare. Shqipëria ka popullsinë më të re në botë, e cila është e etur për të përparuar në fushën e arsimit, si dhe për të luajtur një rol të rëndësishëm në të ardhmen e këtij vendi. Janë pikërisht këto, sfidat që meritojnë ndihmën tonë!
Fondacioni “Martin dhe Mirash Ivanaj” në New York (njëlloj si fondacioni “M.& M. Ivanaj” në Tiranë), është një organizatë publike, bamirësie dhe jo-fitimprurëse. Të dyja këto fondacione kanë operuar me vite të tëra me ndihmën e një grupi vullnetarësh dhe ndonëse me një buxhet të vogël kanë arritur të realizojnë me sukses projekte të ndryshme, kryesisht në Shqipëri.
Çdo gjë është e dokumentuar mirë në faqen tonë të internetit e cila është riorganizuar (www.ivanaj- foundations.org) dhe tani, me mbështetjen e një stafi të ri dhe të përkushtuar shqiptar, projektet vazhdojnë të zhvillohen dhe të formulohen edhe në bashkëpunim me organizata të tjera për të zgjeruar kapacitetet e institucioneve tona, dobishmërinë dhe efektivitetin e ardhshëm të tyre.
Kjo, është edhe arsyeja pse lindi frymëzimi për të krijuar një bazë të përshtatshme për të dyja organizatat, i cili u bë edhe objektivi im kryesor pas daljes në pension. Ky objektiv u kthye në një detyre komplekse, afatgjatë, si dhe një investim financiar i vazhdueshëm. Përballja me një sërë procedurash e vështirësish, u bë e nevojshme, për të arritur qëllimin e vënies së pronave të mia në Shqipëri në dispozicion të të dy fondacioneve, dhe pavarësisht nga pengesat e shumta, më në fund pas 25 vitesh e fitova betejën time.
Veprimtaria Fondacioneve Ivanaj tani është akoma më e lehtësuar duke pasur selinë e tyre në zemër të Tiranës, ku përveç disa mundësive për punësim, ne ofrojmë programe dhe projekte për një audiencë të llojeve të ndryshme dhe mbështeten në një grup të trajnuar dhe entuziast vullnetarësh të cilët ndërveprojnë edhe me bashkëpunëtorët ose organizatat e tjera që kanë nevojë.
Gjate udhëtimeve të shumta në Shqipëri që nga viti 1993, kam patur kënaqësinë dhe fatin të njihesha me kategori të ndryshme njerëzish, të të gjitha moshave dhe me prejardhje të ndryshme, madje edhe të vihesha në kontakt me disa nga miqtë e vjetër të familjes time. Në këto takime, ajo çfarë më befasoi më shumë, ishte fakti që, veprimtaria e babait tim Martin dhe xhaxhait tim Mirash për të mirën e vendit, jo vetëm që nuk ishte harruar, por, madje ishte përcjellë në histori verbalisht për më shumë se tre breza! Kjo bëri që t’ia vlenin të gjitha ato mundime, përpjekje, sfida e vështirësi, duke e bërë ëndrrën e jetës sime akoma më kuptimplote.
Ajo çfarë mësova gjate kësaj eksperience dhe nëpërmjet takimeve me njerëz të ndryshëm, ka qene e paçmueshme, më ka dhënë force për të përballuar rolin tim të ri, fuqi të cilën dua t’ua përcjell edhe të tjerëve të cilët mund të kenë dëshirë të më ndihmojnë në këtë mision që kam ndërmarrë. Njohja me vitet e errëta të jetës së njerëzve, gjate më shumë se gjysëm shekulli diktature dhe izolim, dëshira e tyre për më shumë njohuri, shpresa e tyre për një të ardhme më kuptimplotë, veçanërisht për fëmijët dhe dëshira e tyre për të kontribuar në ndërtimin e kësaj të ardhmeje, ishte një shpërblim e frymëzim për mua. Kjo nxjerr në pah faktin, që ne të gjithë kemi çfarë të ofrojmë nga jeta dhe eksperienca jone, për të bërë të mundur një ndryshim në jetën e gjithsecilit. Në fund të fundit unë e di, që më shumë inpute të vlefshme mund të përfitohen duke zgjeruar bordet drejtuese të fondacioneve Ivanaj, të cilët kane nevoje për më shumë ekspertize dhe aftësi organizuese, për të mbështetur iniciativat dhe programet e ndërmarra nga Fondacioni.
Ambientet e Fondacionit ndodhen në qendër të Tiranës, dhe shtrihen në tërë katin e parë të një kompleksi të ri dhe modern, i përfunduar në vjeshtën e vitit 2017. Aty gjenden zyrat për personelin dhe menaxhimin, një bibliotekë e pajisur mirë, dhomat e trajnimit, dhe një sallë e madhe për aktivitete dhe konferenca.
Kjo strukturë është një qendër dinamike kulturore që ofron programe unike sociale dhe edukative për banorët dhe vizitorët. Një numër i madh i aktiviteteve zhvillohen brenda tij, duke ofruar shërbime dhe programe të rëndësishme që ndikojnë në grupe të ndryshme njerëzish nga sektori publik dhe privat, institucionet arsimore, organizatat jofitimprurëse, të rinjtë, të moshuarit, hulumtuesit ndërkombëtarë dhe shqiptarë, artistët dhe më shumë të tjerë.
Shumica e aktiviteteve janë ndërmarrë nga vet Fondacioni Ivanaj, por shpresoj që për shkak të strukturës të saj unike dhe pajisjeve moderne teknologjike, Qendra e saj kulturore do të vazhdojë të tërheqë individë me qëllime serioze për të përkushtuar vullnetarisht një pjesë të kohës dhe ekspertizës së tyre për të rritur dhe mbështetur kulturën dhe arsimin nëpërmjet programeve dhe aktiviteteve të ndryshme, për të mirën e të gjithë bashkëqytetarëve të tyre. Me kontributet e duhura të këtij lloji, Qendra mund të jetë gjithashtu një "think tank" i pavarur dhe i parë i këtij lloji.
Duke shërbyer si një vend takimi për shkëmbim arsimor, kulturor, artistik dhe intelektual, kjo qendër po bëhet edhe një inkubator për ndërmarrjet e reja të biznesit, gjithashtu është një vend tërheqës për aktivitete sociale, qytetare dhe biznesi.
Shqipëria ka plot individë dhe organizata që mund të bëjnë ndryshimin në komunitetin e tyre. Shpesh këta njerëz të motivuar, me iniciativë dhe ide të vlefshme, nuk kane mbështetjen e duhur dhe mjetet e nevojshme për të realizuar qëllimet e tyre. Qendra kulturore mund të transformojë ambientin jo-mbështetës që ekziston duke krijuar një ambient më miqësor, të hapur dhe mbështetës duke ofruar një numër të zgjeruar shërbimesh, të gjitha në një vend: hapësira për aktivitete, një librari të pasur dhe një qendër për rrjetëzim, sponsorizim për të publikuar projekte për ruajtjen e kulturës dhe historisë shqiptare, madje dhe një program vullnetarizmi kombëtar, që mund të bashkojë eksperiencën shumë vjeçare me mundësi për trajnimin e të rinjve.
Qendra Kulturore Ivanaj, ka për qëllim të shndërrohet në “qendrën e parë kulturore shqiptare”. Ky qëllim bazohet tek besimi, që një shoqëri të lulëzojë, duhet që anëtarët e saj të kenë një ambient të lire dhe të sigurt, ku mund të gjejnë mbështetje dhe alternativa për t’u lidhur me njeri-tjetrin, të mësojnë të krijojnë dhe të shkëmbejnë përvoja me komunitetin e tyre.
Në saje të këtij besimi, unë themelova këtë qendër ku shpresoj të angazhoj këdo që dëshiron të ndaje me mua këtë ëndërr dhe të punojmë për një realitet që mund të këtë një efekt të madh në të ardhmen e Shqipërisë dhe që mund t’i tejkaloje vizionet tona aktuale. Le ta bëjmë atë një objektiv të përbashkët për bamirësit dhe vullnetaret, në të dy brigjet e Atlantikut; dhe do të ishte kënaqësia ime që t’ju mirëprisja ju në urën që lidh këto dy organizata!
New York- Tiranë-Prill 2019
DRITA IVANAJ
Vazhdim i konceptit
Zhvillimi i një “Grupi Ekspertësh” nga M & M Ivanaj Foundation Institut në Tiranë
Si u krijua "Komiteti i Fondacioneve Ivanaj për Përfytyrimin e së Ardhmes (IFCIF)"
I dashur mik,
Ju jeni një prej një grupi të përzgjedhur dhe të vogël njerëzish që kam zgjedhur me kujdes për t'ia dërguar këtë email. Unë besoj se kualifikimi juaj, historia, përvoja dhe njohuritë janë një përshtatje e përsosur për një iniciativë të re që unë do të doja të filloja përmes Fondacionit Ivanaj në Tiranë. Sidoqoftë, para se të hyj në detajet e kësaj nisme, ju lutem, më lejoni t'ju ofroj një pamje të shkurtër, të përditësuar, se deri ku ka arritur Fondacioni ynë dhe çfarë përfaqëson në mënyrë që të jeni në gjendje të vlerësoni më mirë rolin që mund të luani brenda tij, në rast se do të zgjidhni të bëheni pjesë.
Muajin e kaluar Fondacioni Ivanaj në Tiranës festoi përvjetorin e tij dy-vjeçar. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë që nga hapja e parë e dyerve për publikun. Qendra jonë Kulturore është bërë një pikë orientimi për studentë inteligjentë dhe shumë të frymëzuar, si dhe për një numër në rritje dhe të larmishëm të njerëzve dhe organizatave (si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik), të cilët kanë arritur të mbështeten në përdorimin e kësaj hapësire për të promovuar dhe shkëmbyer ide të reja, për të dhënë dhe marrë trajnime, dhe për tu rrjetëzuar dhe mbledhur bashkë.
Po aq e rëndësishme ka qenë Qendra e Inkubacionit të Biznesit dhe Inovacionit e cila është plotësisht funksionale dhe aktualisht “inkubues” i dy ideve unike të biznesit, të cilat shpresojmë se do t'i kemi funksionale së shpejti. Këto biznese janë të vendosura dhe menaxhuara brenda vendit, dhe ato ofrojnë shërbime shumë të nevojshme në Shqipëri në një mënyrë më inovative.
Në këto dy vite ne kemi arritur gjithashtu të implementojmë një larmi projektesh dhe aktivitetesh, përfitues të drejtpërdrejt të të cilëve kanë qenë komunitetet ku ne shërbejmë. Në një periudhë kaq të shkurtër, Fondacioni ynë është bërë i njohur si një nga organizatat jo-fitimprurëse më të besuara, inovative, mikpritëse dhe serioze në vend.
Jam krenare të them që kemi bashkëpunuar me një numër të lartë dhe të larmishëm njerëzish, të cilët jo vetëm që kanë përfituar nga shërbimet që ne ofrojmë, por që gjithashtu kanë shprehur interes të madh për të na ndihmuar për të çuar më tej qëllimin tonë. Në të vërtetë, këto ditë ne jemi të përmbytur me kërkesa për veprim, bashkëpunim dhe interes për partneritet me një larmi njerëzish dhe organizatash vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne po ecim gjithnjë përpara dhe po bëjmë hapa të mëdhenj!
Si rezultat, unë besoj se tani jemi në pozitën më të mirë për të zhvilluar një koncept të cilin e imagjinova vite më parë (2) por nuk mund ta zbatoja derisa Fondacioni të ishte ngritur dhe funksional. Tani që kemi hapësirën fizike, teknologjinë dhe pajisjet më moderne, përvojën, kontaktet dhe besimin e respektin e komunitetit tonë, unë do të doja të vazhdoja të inovoja dhe ecja përpara duke përfshirë një “Grup Ekspertësh” në mbështetje të kulturës dhe edukimit në Shqipëri me qëllimin përfundimtar të ruajtjes së kulturës së çmuar shqiptare, ndërsa i japin formë dhe sugjerojnë plane për edukim më të mirë të rinisë së saj që sot zgjedh të shkojë jashtë vendit në ndjekje të ëndrrave të tyre për arsimim.
Vizioni im është që ky “Grup Ekspertësh” të ketë një komitet personash të gatshëm për të vepruar nga Diaspora Shqiptare; një rol për të cilin unë mendoj se jeni në mënyrë unike i/e përshtatshëm dhe shpresoj se mund ta merrni seriozisht në konsideratë.
Ky komitet, i cili mund të mblidhet për të vepruar si një "ekip virtual" do të jetë përgjegjës për drejtimin e kësaj nisme duke bërë sugjerime për veprim, duke ndihmuar në gjetjen e mundësive për të ardhura, dalë me tema kërkimore, ose çfarëdo tjetër që mund të ndjehet i përgatitur dhe i gatshëm për të bërë në emër të kulturës dhe edukimit në Shqipëri.
“Grupi i Ekpertëve” dhe anëtarët komitetit të tij mund të mbështeten në ambientet moderne dhe pajisjet teknike të Fondacionit Ivanaj në Tiranë, të cilat përfshijnë:
● Një Qendër Kërkimore;
● Një Sallë Konferencash;
● Një Bibliotekë;
● Një larmi ambientesh të tjera për takime, trajnime dhe evente;
● Të gjitha pajisjet dhe teknologjinë më të fundit të disponueshme në tregun e sotëm.
Kështu, ai ka në dispozicion të tij gjithçka që nevojitet për të kryer planifikim në distanca të largëta për të realizuar hulumtime si brenda ashtu dhe jashtë vendit, si dhe për të kryer advokim kudo që të jetë e nevojshme dhe e përshtatshme.
Siç u përmend më lart, ky komitet është konceptuar të jetë i përbërë nga shqiptarë të suksesshëm nga diaspora, por është i hapur edhe për miq të tjerë të gatshëm dhe dashamirës të Shqipërisë, të cilët janë të interesuar të japin këshilla për një gamë të larmishme të çështjeve të politikave dhe produkteve përmes përdorimit të njohurive të specializuara dhe aktivizimit të rrjeteve, duke qenë se mund të funksionojë virtualisht online.
Takimet vjetore fizike gjithashtu mund të planifikohen dhe zhvillohen në Ivanaj Foundation Institut në Tiranë në një kohë që mund të jetë e përshtatshme që ekipin nga diaspora të vizitojë vendin e origjinës, nëse ata dëshirojnë.
Përveç këshillimit për kërkim dhe zhvillim, ky ekip mund të ndihmojë në gjetjen e burimeve të financimit të tilla si donacione, kontrata dhe dhurime private. Qëllimi kryesor i këtij “Grupi Ekspertësh” është sidoqoftë të udhëzojë dhe pasurojë hulumtimin në vend, ashtu siç bëhet në të gjithë botën, të sugjerojë qasje ndaj ideve të reja, dhe pse jo - të përmirësojë gjithashtu rolin e Qendrës sonë të Inovacionit / Inkubacionit të Biznesit.
Për të qartësuar më tej rolin e këtij komiteti dhe konceptin e mësipërm, dëshiroj të theksoj se kjo
nuk cënon aktivitetet aktuale dhe gamën më të gjerë të çështjeve të përcaktuara nga Ministria e Shtetit për Diasporën e Shqipërisë, ose planet e OJQ-ve të tjera dhe lidhjet me shqiptarët jashtë vendit. Edhe pse ky lloj bashkëpunimi, i lidhur ngushtësisht me kulturën dhe edukimin, mund të zgjerohej dhe të ndahej me entitetet e mësipërme, “Grupi i Ekspertëve” i Ivanaj Foundation Institut në Shqipëri do të operojë vetëm dhe me vendosmëri, për qëllimet kulturore dhe edukuese të Ivanaj Foundation në New York që mbështet edhe organizatën e saj simotër në Tiranë, ku të dy kanë tani selinë e tyre fizike.
Ndërsa aplikimi për tu bërë pjesë e këtij komiteti është tërësisht në baza vullnetare, ajo që duhet mbajtur në mend është se ky koncept kërkon një angazhim afatgjatë nga të gjithë pjesëmarrësit, të cilët do të bien dakord për kornizat kohore reciprokisht të përshtatshme për takime, planifikim dhe kryerje e programeve që ata do të sugjerojë dhe / ose zhvillojë.
Çdokush i interesuar të bashkohet me mua në planet e përcaktuara më lart, dhe/ ose që dëshiron të japë reagime/ sugjerime rreth tyre, është i mirëpritur të më kontaktojë, gjithashtu për rekomandime dhe zhvillim të mëtejshëm, drejtpërdrejt, përmes email në: [email protected]
Drita Ivanaj
Nëntor, 2019