Si drejtuese dhe themeluese e Fondacioneve Ivanaj në New York dhe Tiranë, më lejoni të them, para së gjithash, se ndjehem me fat që mund të postoj online, edhe gjatë ditëve të zymta të situatës globale të pandemisë, disa informacione të frytshme dhe interesante që lidhen posaçërisht me zgjerimin e mëtejshëm të planeve dhe punës sonë për zhvillim dhe njerëzve të përfshirë në to.
Përveç STAFF-it tonë të përkushtuar dhe Grupit tonë të Vullnetarëve të rinj (VOLIF), të krijuar dhe mbajtur që prej dy vitesh, kohët e fundit, ne kemi zgjeruar Bordin e Ivanaj Foundation Institut të Tiranës me anëtarë të rinj të shquar, dhe për më tepër, kemi formuar një “Grup Ekspertësh” të veçantë nga diaspora shqiptare, i cili mbështet me ekspertizën e tij misionin tonë edukues dhe kulturor.
Bordi ynë i zgjeruar, anëtarët e të cilit ndodhen në të dy anët e Atlantikut, ishte në gjendje të takohej për herë të parë virtualisht javën e kaluar. Lista dhe pëshkrimi i tyre është në dispozicion në faqen e mësipërme, së bashku me organikën tonë të përditësuar.
“Grupi i ri i Ekspertëve” që ishte pjesë e vizionit tim fillestar dhe daton vite më parë, është gjithashtu një realitet tani, që funksionon në platforma virtuale me baza të planifikuara rregullisht. Akronimi i tij është IFCIF që nënkupton “The Ivanaj Foundations Committee for Imaging the Future – Komiteti i Fondacioneve Ivanaj për përfytyrimin e së ardhmes”, dhe aktualisht përbëhet nga gjashtë anëtarë që kanë pranuar me mirësjellje ftesën time, disa prej të cilëve i kam takuar dhe jam njohur më shumë se dy dekada më parë.
Qëllimi i IFCIF, siç tregohet në dokumentin tim me Abstrakt-in (të lidhur më lart), është përfshirja në misionin e Fondacioneve Ivanaj e një “Grupi Ekspertësh” me ekspertizë globale për të imagjinuar dhe në mbështetje të së ardhmes së kulturës dhe arsimit për brezat e rinj shqiptarë. Kontributi i këtij ekipi mund të përqafojë iniciativa drejtuese në këto fusha, të bëj sugjerime për veprim, të ndihmoj për të gjetur burime të ardhurash, të dal me tema kërkimore dhe të udhëheqë studime që kanë lidhje me këto tema me ndihmën dhe bashkëpunimin e vullnetarëve.
Është një kënaqësi e madhe për mua të shoh që planet e mia fillestare jo vetëm që kanë marrë një bazë të fortë mbi të cilën mund të qëndrojnë dhe të veprojnë, por gjithashtu mund të mbështeten në një numër në rritje të individëve që janë duke marrë përzemër dhe ndarë qëllimet tona, për të cilat ata janë të gatshëm të angazhojnë kohë, energji dhe ekspertizë në përmbushjen e misionit që ne vendosëm për të ndihmuar brezat e rinj shqiptarë të krijojnë një botë më të mirë për veten e tyre.
Faleminderit!