Prej disa muajsh tashmë, Fondacioni M&M Ivanaj Institut dhe MMFI Sh.p.k në bashkëpunim me Qendrën e Formimit Profesional, ka zhvilluar një seri trajnimesh dhe tavolinash të rrumbullakëta me synim nxitjen e sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërmjet publikut shqiptarë, studentëve dhe bizneseve vendore.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ne do zhvillojmë dhe një webinar me Zoom ku do keni mundësi të njiheni më tej me këtë iniciativë që quhet @innovation_in_vet dhe financohet nga GIZ Shqipëri dhe EU4Innovation në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Uebinar do zhvillohet me datë: 13 dhjetor 2023, ora 17:30 – pjesëmarrja është pa pagesë.