Në vazhdimësi të pranisë së Fondacioneve Ivanaj në internet prej shumë vitesh, jemi të emocionuar të njoftojmë paraprakisht për prezantimin e një faqeje interneti të re, të sapokrijuar, për filialin tonë të biznesit “MMFI Albania Sh.P.K.”. Është një portal mjaft i lehtë në përdorim që ofron një vështrim ekskluziv të ambienteve tona moderne dhe më të kërkuara në zemër të Tiranës të cilat janë krijuar për të akomoduar një gamë të gjerë eventesh. Qoftë organizimi i një webinar-i të vogël apo një pritjeje të madhe, klientët tanë gjejnë gjithmonë një hapësirë që i përshtatet nevojave të tyre në ambientet tona dhe profesionalizëm në organizimin e tyre.

Me këtë faqe të re interneti, ne dëshirojmë t'u ofrojmë klientëve tanë aktualë dhe të ardhshëm informacion më të detajuar dhe të dobishëm në lidhje me ambientet tona, sepse, sipas vizionit të Fondacioneve tona, ne besojmë në transparencën e komunikimit dhe përcjelljen efektive në ofrimin e shërbimeve. Në faqen tonë të internetit gjeni përshkrime të detajuara të ambienteve, shërbimeve, eventeve si edhe hapësirës sonë të shitjeve dhe në këtë mënyrë shpresojmë që të jetë më e lehtë për ju, për të bërë zgjedhje dhe për të marrë vendime.

Më shumë referenca nga klientët tanë aktualë për projekte tashmë të përfunduara me sukses pranë nesh do të shtohen së shpejti në këtë faqe. Ndërkohë, ftojmë lexuesit tanë të njihen më shumë me ato që ne ofrojmë dhe të zbulojnë më shumë duke vizituar faqen e re në: https://mmfi.al/

Komentet, sugjerimet ose pyetjet tuaja gjithmonë mirëpriten në çdo kohë.

Ju faleminderit për interesimin tuaj dhe presim me padurim t'ju kemi më shpesh në ambientet tona.