Sipas misionit dhe synimeve tona për avancimin e arsimit dhe dijes për të rinjtë shqiptarë dhe vizionit tonë për të nxitur një shoqëri të pasuruar nga traditat e saj kulturore, mësimdhënie inovative dhe shpirt sipërmarrës, ne, në Institutin e Fondacionit Ivanaj në Tiranë, i bashkohemi sërish festimeve të Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas të cilat në Shqipëri përkojnë brenda të njëjtës javë të marsit.

Njohja e karakterit të pabesueshëm që gratë luajnë në çdo aspekt të jetës, lidhur edhe me rolin e tyre si mësuese, është diçka që duhet respektuar gjithmonë, dhe Shqipëria në këtë drejtim, ofron histori të pabesueshme të së shkuarës dhe shembuj të vlefshëm.

Gratë dhe mësueset janë arkitektet e së ardhmes sonë, duke formuar, me përkushtimin e tyre, mendjet e reja për tu bërë qytetarë dhe madje udhëheqës krenarë, veçanërisht gjatë këtyre kohërave sfiduese që nxisin përparimin e sotëm shoqëror.

Një festë globale e arritjeve sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave është një ditë për të reflektuar mbi përparimin, për të bërë thirrje për ndryshim dhe për t'u gëzuar për aktet e guximit dhe vendosmërisë nga gratë, të cilat kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në historinë e vendet dhe komunitetet e tyre.

Ne ripërtërijmë angazhimin tonë për edukimin dhe fuqizimin e të gjithë individëve, ndërsa nderojmë mësuesit tanë dhe gratë në jetën tonë, jo vetëm me fjalë, por me veprime që pasqyrojnë vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta për një botë më të mirë.