Ndërkohë që sezoni festiv po përfundon, jemi të emocionuar të ndajmë me ju suksesin e Holiday Gift Drive. Këtë vit qëllimi frymëzues i Fondacionit tonë ishte sjellë lumturi te fëmijët e diagnostikuar me autizëm nëpërmjet dhuratave, lodrave dhe librave.
Nisma lindi nga një ide e thjeshtë por me rëndësi: çdo fëmijë meriton të përjetojë gëzimin e një lodre të re dhe aventurën në faqet e një libri. Për fëmijët e diagnostikuar me autizëm, lodrat e zgjedhura posaçërisht për ta mund të jenë më shumë sesa thjesht lodra – ato janë një portë drejt të mësuarit, të kuptuarit dhe gëzimit. Siç e kemi përmendur edhe më parë, këtë vit vendosëm t'i dhurojmë të gjitha lodrat Klasës Burimore të Shkollës “Kushtrimi i Lirisë” ku mësojnë fëmijë të diagnostikuar me spektrin e autizmit. Kjo shkollë ka nevojë për burime të specializuara, duke përfshirë lodra dhe mjete didaktike, të cilat janë thelbësore për avancimin dhe zhvillimin holistik të tyre. Disponueshmëria e këtyre materialeve edukative është thelbësore jo vetëm për nxitjen e një mjedisi të favorshëm mësimi, por edhe për mbështetjen e nevojave unike zhvillimore të këtyre fëmijëve, duke u mundësuar të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Falenderime të përzemërta shkojnë për çdo individ, familje dhe bashkëpunëtorët tanë, Ambasada Britanike në Tiranë, Gjimnazi Dertliu, Albanian International School që kontribuan në këtë kauzë. Bujaria juaj ka qenë e jashtëzakonshme.
Mirënjohje e veçantë shkon për vullnetarët tanë, të cilët pa u lodhur, kategorizuan dhe paketuan të gjitha dhurimet. Secili prej jush ka qenë i rëndësishëm në suksesin e këtij projekti.
Dita e shpërndarjes së dhuratave ishte një mori emocionesh dhe buzëqeshjesh, pasi pamë ndikimin e drejtpërdrejtë të mirësisë suaj në fytyrat e lumtura të të vegjëlve.
Ndërkohë që ky projekt përfundoi, puna dhe përkushtimi ynë vazhdon. Na ndiqni për më shumë iniciativa dhe mënyra se si mund të ndihmoni të bëni një ndryshim në jetën e të gjithëve në nevojë. Për ata që dëshirojnë të përfshihen ose të mësojnë më shumë rreth projekteve tona të ardhshme, sigurohuni që të na ndiqni në rrjetet tona sociale dhe të abonoheni në faqen tonë të internetit.
Mbështetja dhe pjesëmarrja juaj e vazhdueshme janë ato që i bëjnë të mundur këto suksese.
Faleminderit që jeni pjesë e këtij udhëtimi të veçantë.