Që prej muajit Shtator 2023, Fondacioni M&M Ivanaj dhe MMFI Sh.P.K., në bashkëpunim me Qendrën e Formimit Profesional Publik Nr.1 në Tiranë kanë zhvilluar një sërë seancash trajnimi dhe tryezash të rrumbullakëta që synojnë nxitjen e sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm midis ofruesve publikë shqiptarë të QFP-së, studentëve dhe bizneseve vendase.
Këto aktivitete ishin pjesë e iniciativës INNOVET në kuadër të ProSEED 2.0 dhe EU4Innovation, ku individë dhe trajnues të QFP-së përfituan nga trajnime të ndryshme novatore, si: fjalime motivuese, trajnime për jetën, shkëmbime me biznese, programe praktike, etj.
Faza e parë e trajnimeve
Trajnimi i parë, dy ditor, i fokusuar në Zhvillimin e Qëndrueshëm, u realizua nga Prof. Reis Mulita ku morën pjesë 42 trajnerë të AFP-së dhe 2 studentë.
Faza e Dytë dhe e Tretë e Trajnimeve
Trajnimet e dyta dhe të treta u fokusuan gjithashtu në 1) Inovacion dhe 2) Sipërmarrje dhe u zhvilluan nga Prof. Eneriko Ceko ku 42 trajnerë të QFP-së dhe 2 studentë morën pjesë gjatë dy ditëve të para të trajnimit dhe më pas 41 trajnerë të QFP-së dhe 2 studentë të tjerë morën pjesë në ditët e trajnimit. Pëveç teorisë, pjesëmarrësit u angazhuan edhe me ushtrime të ndryshme dhe aktivitete ndërvepruese për të forcuar më tej konceptet që u prekën gjatë këtyre trajnimeve.
Tryeza e parë e rrumbullakët
Në fund të muajit tetor u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me temë: Bashkëpunimi efikas mes bizneseve dhe QFP-së Nr.1 në Tiranë, për të ndihmuar në kualifikimin dhe angazhimin e mëtejshëm të të rinjve në bizneset vendase. Ngjarja u organizua nga QFP Nr. 1 me mbështetjen e Institutit të Fondacionit M&M Ivanaj, ku morën pjesë 17 biznese dhe partnerë vendas.
Tryeza e dytë e rrumbullakët
Tryeza e dytë e diskutimit ishte me studentët e QFP-së mbi 'Krijimin dhe Dizajnimin e Web-it' ku tre ekspertë: Prof. Eneriko Ceko, Elvis Plaku dhe Geiv Tomço; prezantuan dhe diskutuan këto tema:
1) Krijimi i WEB-it; 2) Analiza e të dhënave; 3) Zhvillimi i aplikacioneve dhe 4) Siguria kibernetike
Tryeza e tretë e rrumbullakët
Kjo tryezë u zhvillua me temën “Parukeria dhe estetika” dhe morën pjesë 15 studentë dhe profesorë të QFP-së. Kjo tryezë drejtohej nga znj. Marjana Kroj, një sipërmarrëse e suksesshme në fushën e estetikës.
Nëpërmjet këtyre trajnimeve ne synojmë ti mundësojmë kursantëve të QFP-së një vizion të ri për të ardhmen e Shqipërisë! Ndërkohë ata trajnohen me metodologjitë më të fundit nga sistemet më moderne të inovacionit për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë përmes mundësive të zgjeruara të punësimit dhe një mikro-industrie të lulëzuar.