Në botën e sotme që ndryshon shumë shpejt, është më e rëndësishme se kurrë që të ushqejmë potencialin e mendjeve të të rinjve tanë. Kjo bindje ka qenë pika kyçe e bashkëpunimit midis Fondacionit M&M Ivanaj dhe SmartKids Albania, një kompani startup i përqendruar në metodologji edukative STEM të fjalës së fundit për fëmijët e moshave 4-14 vjeç, kompani e cila tani e ushtron veprimtarinë në ambientet e Fondacionit në Tiranë. Së bashku, ne kemi ndërmarrë një mision që të ndërtojmë një hapësirë energjike edukimi ku fëmijët mund të zhvillojnë kreativitetin dhe aftësitë e tyre praktike. Ndërkohë që festojmë përvjetorin e parë plot arritje, ju ftojmë të zbuloni rreth veprimtarive që kemi kryer dhe vizionin dhe mundësitë e panumërta që ndodhen para nesh.
Një hapësirë energjike për edukimin në fushat e robotikës dhe teknologjisë
Laboratori ynë nuk është thjesht një klasë mësimore, por një hapësirë mjaft energjike ku kurioziteti takohet me aftësitë reale të tregut të punës. Në zemër të programit tonë janë kurset e robotikës edukative, një fushë me rëndësi kryesore në ushqyerjen e krijimtarisë, të menduarit kritik dhe në bashkëpunimin mes fëmijëve. Por sfera jonë e edukimit shkon përtej robotikës. Ajo përfshin një gamë të gjerë aftësish të rëndësishme si njohuri kompjuterike, kodim, dizenjim web, dhe modelim e printim 3D. Këto module janë ndërtuar me shumë përkushtim në mënyrë të tillë që fëmijët të pajisen me aftësitë që i nevojiten në një botë dixhitale, duke ndezur kështu një pasion të përjetshëm për teknologjinë dhe inovacionin.
Kthimi i mësimit në një aventurë të jashtëzakonshme
Duke punuar ngushtë me SmartKids Albania, ne kemi formuar kurse që nuk janë vetëm edukative, por edhe mjaft përfshirëse. Ky bashkëpunim e ka kthyer laboratorin STEM në një vend ku fëmijët mund të thellojnë dijet, të ngrenë pyetje të rëndësishme dhe të ushqejnë dashurinë për botën e shkencave të STEM-it. Përmes kësaj hapësire stimuluese, studentët kanë akses në një gamë të gjerë kompletesh robotike që nxisin aspektin e mësuarit në mënyrë praktike, kompjuterë të përparuar që i ndihmojnë të kalojnë aventurën e të koduarit dhe zhvillimit të software-ve, si dhe printerat 3D që materializojnë inovacionet e tyre dixhitale në objekte fizike. Kalimi dhe eksperimentimi nga njëra fushë STEM në tjetrën në vetvete përbën një aventurë të mrekullueshme për mendjet energjike dhe kureshtare të fëmijëve.
Një vit plot arritje dhe ndërlidhja me komunitetet
Rrugëtimi i deritanishëm ka shënuar një sërë arritjesh të konsiderueshme:
- Entuziazëm i lartë: Kemi vënë re një rritje të interesimit ndaj këtij programi, me shumë fëmijë që mezi presin të bëhen pjesë e kurseve tona në botën e paimagjinueshme të robotikës dhe edukimit në teknologji. Po ashtu edhe prindërit, që gjithmonë janë në kërkim të eksperiencave sa më të mira për fëmijët e tyre, na kanë shprehur mjaft përzemërsi dhe vlerësim për aftësitë kaq të vlefshme që fëmijët e tyre kanë marrë pranë nesh.
- Përmirësimi i infrastrukturës: Gjatë vitit që kaloi, ne kemi investuar vazhdimisht në iniciativën tonë gjithmonë e në rritje. Nëpërmjet planifikimit të mirë të shpenzimeve të të ardhurave, ne kemi shtuar pajisjet më të rëndësishme dhe mobilimet përkatëse që ndihmojnë në pasurimin e mëtejshëm të laboratorit tonë STEM. Ky hap, edhe pse modest, ka shënuar një arritje mjaft të rëndësishme në rrugëtimin tonë, duke na mundësuar të përmirësojmë eksperiencën dhe ambientin e të mësuarit, ndërkohë që nisim një vit edhe më premtues.
- Leksione të drejtuara nga ekspertë: Seancat tona, të drejtuara nga profesionistë me eksperiencë të gjatë në industri, janë faktorët kyç për të kaluar njohuritë dhe pikëpamjet e tregut të punës tek të rinjtë tanë. Këta ekspertë, bazuar mbi karrierat e tyre të pasura, i kalojnë dijet dhe aftësitë e tyre kaq me vlerë tek fëmijët që janë plot ëndrra, duke mos i kufizuar ata, përkundrazi duke i dhënë më shumë siguri për mundësitë që i presin në fushat e STEM-it.
Cilat janë hapat e radhës?
Gjatë gjithë kohës ne jemi duke krijuar lidhje të reja jo vetëm me komunitetet rrotull nesh, por po zgjerojmë bashkëpunimet tona edhe tek partnerë nëpër komunitete të tjera siç janë komunitetet e akademive, komuniteteve të lojërave, komunitetet e zhvilluesve software, etj. Duke i përfshirë këta ekspertë në mbledhjet tona me fëmijët, ne synojmë t´i japim fëmijëve një mundësi të jashtëzakonshme për tu njohur me profesionistë nga fusha të ndryshme. Ky bashkëpunim jo vetëm trupëzon thelbin dhe fuqinë e një komuniteti teknologjie, por shërben edhe si një dritare që fëmijët të vrojtojnë dhe të perceptojnë gjerësinë dhe potencialin e industrisë së teknologjisë dixhitale, gjë që i nxit të zgjerojnë njohuritë rreth mundësive që do të gjenden përpara tyre në të ardhmen. Na ndiqni për zhvillime të reja në këtë fushë.
Si mund të ndihmoni?
Ndërkohë që ne e nisim këtë vit plot energji, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi mjaft zhvillues për ju. Ka shumë mënyra se si mund të kontribuoni, për shembull si vullnetarë, si mentorë, ose duke dhuruar drejt blerjeve dhe investimeve të mëtejshme, ose të paktën duke përhapur fjalën rreth iniciativës sonë.
Së bashku, formojmë të nesërmen
Teksa bëjmë progres të mëtejshëm, iniciativa jonë sa vjen dhe e tejkalon kufirin e ambienteve mësimore, ai bëhet djepi i liderëve, novatorëve dhe bashkëpunëtorëve të së ardhmes. Së bashku me SmartKids Albania, ne po investojmë në një mentalitet që kaloj përtej aftësive teknike, duke ngritur tek fëmijët tanë shpirtin e bashkëpunimit dhe të punuarit si komunitet.
Mos harroni të ndani mendimet tuaja me ne, pasi ato janë me shumë rëndësi për rritjen tonë të mëtejshme dhe qëndroni në kontakt me ne për zhvillime të mëtejshme!