U zhvillua në mes të këtij muaji. U planifikua në mënyrë mjaft spontane dhe u ra dakord nga i gjithë stafi i Fondacionit Ivanaj në Tiranë fill pas pushimeve vjetore individuale. Edhe pse një udhëtim afat-shkurtër por i gjatë në kilometra, gjithçka shkoi mirë dhe ofroi një pushim të mirëpritur në të përditshmen e të gjithëve që morën pjesë, duke shtuar kështu përvoja të reja në ndërveprimet personale jashtë punës dhe rrethanave të saj të përditshme.
Zonat përgjatë rrugës së planifikuar (Tiranë – Theth – Podgoricë – Shirokë) ofruan pamje të mrekullueshme nga majat e maleve deri tek luginat e gjelbra, nga lumenjtë dhe liqenet e qeta, deri te qytetet e rrëmujshme, duke udhëtuar nëpër rrugë dhe autostrada të pafundme. Akomodimi ishte i rehatshëm kudo, por shërbimi dhe ushqimi ndryshonin shumë. Pavarësisht ndjenjave atdhetare, kemi krenari të themi se ana shqiptare shkëlqen në çdo aspekt (me gastronominë në vendin e parë)!!
Tani, të gjithë kthehemi në shtëpi, të sigurt dhe të shëndetshëm, dhe ndërkohë që ndajmë fotografi, ne i kthehemi me vendosmëri detyrave dhe përgjegjësive që po zhvillohen me ritme të shpejta në përputhje me misionin tonë me anë të programeve dhe projekteve gjatë pjesës tjetër të këtij viti dhe verës së ardhshme. Vazhdojmë përpara!