Eksperimentet inkurajojnë fëmijët të bëjnë diçka, të studiojnë dhe të drejtojnë pyetje duke i angazhuar ata në aktivitete edukuese ndërvepruese. Kjo ishte pikërisht ajo çka bëri grupi ynë i vullnetarëve, në mënyrë që t’u shpjegonin fëmijëve të qendrës sociale “Gonxhe Bojaxhiu” ‘bakteret dhe viruset’, gjatë seancës edukuese të programuar javën e kaluar.
Eksperimentet shkencore kanë si qëllim kërkimin dhe studimin, ashtu si edhe rritjen e aftësive të të menduarit kritik. Duke e shpjeguar temën me demonstrime, fëmijët ishin në gjendje të memorizonin faktet dhe t’i kuptonin ato konkretisht edhe në kontekstin e jetës të përditshme. Pjesa e dytë e programit iu dedikua zbulimit të aktivitetit të ‘origami-t’.
Ky art antik japonez, konsiston në palosje letrash dhe është një aktivitet që rrit ndërgjegjësimin dhe ndihmon në rritjen e aftësive të perceptimit dhe koordinimit. Gjithashtu ndihmon në përmirësimin e përqendrimit tek fëmijët që vuajnë nga çrregullimi i vëmendjes, dhe përdoret edhe si aktivitet terapeutik. Ka një efekt qetësues, pasi duke ndjekur një proces të thjeshtë pune, fëmijëve iu rrit aftësinë e tejkalimit të vështirësive.
Grupi ynë i vullnetarëve do të mundësoje një seri aktivitetesh të tilla, në çdo vizitë tek qendra, duke ofruar një program të larmishëm deri në fund të këtij viti.
Javën e ardhshme do të takojmë të moshuarit që frekuentojnë qendrën dhe parashikohet që nga ky bashkëpunim të përfitojnë të dyja palët, si të moshuarit ashtu edhe organizatorët e rinj e këtij programi.
Vazhdoni na ndiqni, regjistrohuni dhe zbuloni të rejat e fundit nëpërmjet rrjeteve tona sociale.
Është gjithnjë një kënaqësi të ndajmë arritjet tona me ju!