Grupi ynë i vullnetarëve takohet rregullisht çdo muaj në Bibliotekën Ivanaj, për aktivitete zhvillimi profesional, si dhe për t’u njohur me anëtarët e rijnë. Fuqia e vërtetë e qendrës sonë vullnetare është aftësia e diskutimeve në grup dhe komunikimi i mirë duke ndarë perspektivat e mendimeve të tyre, projekt- idetë dhe programet.

Disa nga këto takime përfshijnë aktivitete për të ndihmuar bashkëveprimin dhe punën në grup, që janë provuar të jenë metoda efektive për ta bashkuar grupin në një njësi kohezive dhe janë gjithmonë një mënyrë e shkëlqyer për të filluar takimet, veçanërisht për anëtarët e rinj.

Takimet e rregullta me vullnetarët bëjnë të mundur sinkronizimin e marrëdhënieve të grupit duke e bashkuar akoma më shumë. Kjo i bën anëtarët të largohen nga takimi me një ndjesi përkatësie dhe të motivuar.

Gjatë takimit të fundit, grupi ynë, planifikoi atë që do të ndodhë gjatë muajit dhjetor dhe hartoi një plan aktivitetesh. Ne do të vazhdojmë këtë rutinë çdo muaj, duke treguar punën që qendra jonë bën vazhdimisht, dhe për të dokumentuar gjithçka duke garantuar transparencë ndaj publikun.

Për të ndjekur zhvillimin e qendrës sonë të vullnetarëve, na ndiqni në median sociale dhe abonohuni tek faqja jonë e internetit.

Nëse dëshironi të jepni kontributin tuaj në realizimin e projekteve të reja të konceptuara nga ky grup, mund të na mbështesni duke dhuruar këtu.