Konceptimin e këtij dokumentari, Keti, e nisi rreth dy vite më parë dhe u përfundoj me sukses në një film dokumentar të mirëfillt, me mbështetjen e Amnesty International Italia, iu shfaq në ekran publikut në mënyre eskluzive më 9 shtator 2021 në edicionin e 78 -të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, Itali, i cili sapo përfundoi fundjavën e kaluar.

Ne, në Fondacionin Ivanaj, jemi të ngazëllyer për rezultatet që ka arritur projekti i Ketit dhe ndihemi krenarë që kemi qenë pjesë e tij dhe e kemi mbështetur financiarisht që në fazat më të hershme.

‘Bijtë e Kainit’ është i ambjentuar në një fshat të vogël në Shqipërinë veriore. Në këtë vend duket sikur koha ka ndaluar dhe rregullat e rrepta të një kodi të vjetër (Kanuni) ende diktojnë jetën dhe vdekjen e banorëve. Ky projekt nisi nga nevoja për të mbështetur dhe tuteluar fëmijët e ngujuar të bllokuar në këtë mekanizmëm gjakmarrjeje.  Qëllimi ishte të viheshe në dukje ky realitet i ndërlikuar dhe të inkurajoheshin fëmijët, që jetojnë nën kodin e Kanunit dhe në dinamikat e gjakmarrjes, që brenda makthit të jetës të tyre të përditshme të krijojonin një hapësirë ku mund të ëndrronin dhe të ndiheshin të lirë, duke zhvilluar kreavitetetin e tyre.

Siç ndodh shpesh, kur shteti nuk ofron asistence dhe ndihme, i takon organizatave joqeveritare të kujdesen për sigurinë dhe mirëqenien e këtyre njerëzve të cënuar.

Duke cituar gjithashtu edhe deklaratën e Z. Riccardo Noury, zëdhënës i ‘Amnesty International Italia’, Instituti i Fondacionit Ivanaj në Tiranë pati nderin dhe privilegjin të financonte dhe të mbështeste këtë projekt kaq të rëndësishëm, duke i dhënë një shtys punës të admirueshme të Znj. Keti Stamo, një regjizore me një sensibilitet të theksuar dhe me një kujdes ndaj të drejtave të njeriut, të cilës i urojmë suksese të larmishme në karrierë dhe në projektet e saj të ardhshme.

Artikuj dhe video: 
https://www.amnesty.it/alla-mostra-internazionale-del-cinema-di-venezia-i-figli-di-caino-di-keti-stamo-patrocinato-da-amnesty-international-italia/
https://www.instagram.com/p/CTpW0fQF3c-/?utm_source=ig_web_copy_link

Les Enfants de Cain - Director's Intro https://youtu.be/v-yTljbjSjI