Nëse jeni student ose i sapo diplomuar në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë, Fizikë, Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerësh, Mjedis dhe Shkenca Natyrore, atëherë kjo mundësi është për ju!

Fondacionet Ivanaj, në bashkëpunim me Mindspace janë të lumtur të shpallin thirrjen e hapur për aplikime për "Mindspace University - Balkan Ties". Ky program përfshin të rinj nga i gjithë Ballkani dhe mentorë nga universitetet dhe institucionet më në zë në SHBA dhe Amerikën e Veriut. Aplikantët e suksesshëm do të hyjnë në këtë program dhe mund të fitojnë një udhëtim në SHBA, 10.000 Euro, ose mundësinë për të hyrë në programet e inkubimit dhe përshpejtimit fizikisht në Shqipëri, Greqi, Kroaci ose Mal të Zi.

Nëse i përmbushni kriteret, kjo është një mundësi fantastike për tu rrjetëzuar dhe për të filluar karrierën tuaj ndërkombëtare. Ndajeni informacionin me miqtë tuaj dhe aplikoni këtu.