Nuk ka një fundjavë pushim për grupin tonë të vullnetarëve.

Ndërkohë që shumë aktivitete në Tiranë po ndërpriten për shkak të masave parandaluese kunder Covid-19, disa nga takimet tona virtuale vazhdojnë të zhvillohen dhe të argëtojnë grupin tonë me të rinjë entuziast, duke i ofruar trajnime interesante me tematika  të dobishme.

Të shtunën e kaluar kishim të ftuar një folës frymëzues, Enea Kondi, i cili ndau bujarisht përvojën dhe njohuritë e tij në fushën e tregut të punës.

Enea edhe se vetëm 35 vjeç, ka një përvojë të madhe kur bëhet fjalë për kërkimin e punës më të mirë dhe të përshtatshme, si dhe dijeni të qartë në atë që punëdhënësit kërkojnë tek një kandidat.

Ai ka punuar për më shumë se 7 vjet në Philip Morris International, duke operuar në departamente të ndryshme brenda kompanisë, dhe duke u ngjitur në krye si Acquisition Manager, ku siguron produktivitetin e punonjësve, monitorimin e efikasitetit të të gjitha proceseve dhe krijimin e një mjedisi pune pozitivë për të gjithë stafin.

Pasi operoi në më shumë se 12 biznese, në vetëm 10 vjet eksperjenc pune, historia e Eneas është  frymëzuese për shumë të rinj që duhet të fillojnë të lëvizin ingranazhet drejt të ardhmes që kërkojnë.

Temat që prekëm ishin njohuri praktike si: si të kërkosh punë në botën virtuale; si të bëni të spikasë CV-n tuaj; si të përgatitemi me imtësi për një intervistë pune; dhe si të mos dekurajoheni në kohë sfiduese.

Në fund të takimit patëm një moment pyetjesh ku vullnetarët morën përgjigjet që kërkonin, duke dhuruar gjithashtu një frymë pozitiviteti.

Problemet me të cilat brezi ynë i ri është i detyruar të jetojë për shkak të pandemisë janë sfiduese, por kjo nuk duhet të ndalojë liderat e tanë të ardhshëm të zejnë vendin që meritojn në shoqërinë e soçme.

Falënderime të veçanta folësit tonë frymëzuez, Enea Kondi, vullnetarëve pjesëmarrës, si dhe stafit tonë që mundësoj takimin.

Përcaktoni të ardhmen tuaj, bëjeni me këshilla të mençura, vendosmëri të palëkundur dhe afeksion.

Nëse edhe ju jeni të interesuar të merrni pjesë në këto lloj trajnimesh online, regjistrohuni tani dhe aplikoni për të qenë pjesë e Qendrës tonë VOLIF (Vullnetarët e Fondacionit Ivanaj), ndiqni linkun dhe plotësoni formularin -> https://ivanaj-foundations.org/get-involved/volunteer/#form