Përgjatë gjithë muajit prill dhe rizgjimit të bukur të pranverës, ne zakonisht festojmë disa ditëlindje brenda rrjetit tonë të brendshëm.

Këtë vit kemi edhe një arsye më shumë për një festë të veçantë sepse një nga anëtaret tona më të herëshme të Bordit, zonja Pertefe Leka, tashmë pjesë e Bordit tonë të Nderit, jo vetëm që feston ditëlindjen, por ajo edhe sapo është nderuar me çmimin “Nëna e Vitit 2022” nga komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA.

Pertefe ka qenë me ne që përpara krijimit të Fondacionit tonë në Tiranë, në vitin 1996. Kontributi i saj i shquar në letërsinë, kulturën dhe arsimin në Shqipëri ka qenë pjesë e historisë sonë që në fillimet e saj. Jemi të lumtur për këtë lajm të gëzueshëm dhe jemi të nderuar që e kemi atë ndër aleatët tanë më besnikë!

Pertefe, ne jemi krenarë që ju kemi pjesë të Bordit tonë të Nderit, vlerësojmë kontributin tuaj gjatë këtyre 25+ viteve të fundit dhe shpresojmë që t'ju kemi pjesë tonën për shumë vite të tjera. Përsërisim urimet tona për ditëlindjen dhe ju përgëzojmë për çmimin e rëndësishëm dhe të merituar si më sipër për përfshirjen tuaj në komunitetin shqiptar! Urime!