Fondacioni Ivanaj me fushë e veprimtarisë në botime, e cili filloi punën që në fund të viteve ’90, është i lumtur që i ka kushtuar dhe ndarë disa dokumente të rëndësishme ndër vite për kulturën dhe historinë shqiptare.

Libri ynë i fundit, teza njëshekullore e Dr. Martin Ivanaj, u botua vitin e kaluar në tre gjuhë të ndryshme, duke përfshirë shqip dhe anglisht e deri në tekstin origjinal në italisht. Ky libër gjendet në versionin elektronik në faqen tonë të internetit, si dhe në kopje të printuara në ambientet tona.

Këtë muaj patëm kënaqësinë të krijojmë një formë të re bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, duke i dhuruar asaj disa kopje të këtij botimi të fundit.

Mikja e Fondacioneve tona prej një kohe mjaft të gjatë, Znj. Ida Kostaj ishte në Prishtinë gjatë muajit qershor për të prezantuar zyrtarisht donacionin tonë tek kreu i Departamentit të Pasurimit, Z. Arben Gashi. Kontributi ynë, tashmë pjesë e resurseve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, u vlerësua shumë dhe ne jemi po aq mirënjohës që patëm mundësinë të bëhemi kontribuues në institucionin më të lartë bibliotekar në Kosovë.

Puna jonë për zgjerimin e trashëgimisë kulturore shqiptare do të vazhdojë përtej kufijve dhe do të ofrojë më shumë mundësi për autorët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Ju, miqtë tanë dhe ndjekësit e rrjetit, mund të bëni diçka për këtë gjithashtu duke mbështetur më shumë çështje si kjo përmes donacioneve. Faleminderit për vëmendjen tuaj!