Në këtë përvjetor të katërt të funksionimit në ambientet e reja e moderne në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, Instituti i Fondacionit Ivanaj në Tiranë kujton atë që ka kaluar dhe ndan atë që është planifikuar.

Jo shumë prej jush mund ta dinë, por Instituti i Fondacionit në Tiranë është krijuar zyrtarisht në vitin 1996, duke e bërë atë një organizatë 25-vjeçare të zhvilluar dhe mirë vendosur. Duke parë prapa, ne kemi prekur kaq shumë jetë në kaq shumë vende. Dëshira e fortë për ta bërë këtë Institut një tempull të dijes, arsimit, mundësive dhe kulturës vazhdoi, dhe në vitin 2017, ne ishim krenarë që përuruam selinë tonë të ndërtuar rishtas në zemër të Tiranës.

Ndërsa këto ambiente janë vetëm 4 vjeç sot, puna jonë vazhdon në avancimin e arsimit dhe kulturës për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Angazhimi ynë ndaj misionit është i fortë dhe po evoluon duke eksploruar fusha të reja.

Në këtë përvjetor të datës 10 tetor, ne mbajtëm një aktivitet shumë të veçantë në natyrë, duke respektuar të gjitha masat e vendosura nga pandemia. Një pemë e dhuruar nga Fondacioni Ivanaj ndaj Bashkisë Tiranë u mboll në tokën pranë sheshit “Nënë Tereza” dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, si një simbol i jetës, vazhdimësisë dhe rritjes. Kjo është saktësisht se si ne parashikojmë të ardhmen e Fondacionit, duke jetuar dekada, duke vazhduar punën e tij të përkushtuar dhe duke u rritur me mbështetës dhe përfitues të rinj.

Ndërsa ne do të vazhdojmë të ofrojmë më shumë aktivitete, ngjarje, programe kulturore dhe edukative, do të diversifikojmë portofolin tonë duke përfshirë produkte dhe shërbime të reja për ndjekësit tanë. Ne mbetemi të përkushtuar për të vazhduar misionin tonë për shumë vite në vazhdim.

Le ta mbajmë hapur këtë bisedë. Ju mund të bëheni pjesë e ekipit tonë si një ndjekës, vullnetar, sipërmarrës ose donator. Ne presim me padurim që ju të na bashkoheni në atë që ne planifikojmë të jetë një kohë emocionuese përpara nesh.