Në kohën digjitale në të cilën po jetojmë, bibliotekat janë kthyer në një element thelbësor në procesin e dhënies së informacioneve dhe edukimit të shoqërisë.

“Biblioteka Ivanaj” me një sipërfaqe prej 60m2 është një perlë e vërtetë e cila ndodhet në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, në një nga zonat më luksoze të Tiranës. Së bashku me dhomat e trajnimit, “Biblioteka Ivanaj” shndërrohet në një sallë të madhe eventesh dhe aktivitetesh të ndryshme, të cilat nuk kanë munguar përgjatë këtyre katër viteve punë.

E pajisur me tavolina dhe karrige, “Biblioteka Ivanaj” ka një kapacitet për të akomoduar nga 20 deri në 30 persona duke vënë në dispozicione lidhje interneti të shpejt dhe një kompjuter për përdorim nga publiku.  Të gjitha ambientet tona janë të pajisura me sensorë kundra zjarrit si dhe me ajër të kondicionuar optimal për të gjitha stinët, duke mos harruar gjeneratorin i cili shërben për mos ndërprerjen e aktiviteteve në asnjë moment. Është një ambient i përsosur për të lexuar, studiuar, mësuar, medituar, shkruar dhe për të krijuar një rreth shoqëror të ri!

Duke pasur në dispozicion një koleksion të larmishëm prej më shumë se 1700 librash në shqip, anglisht, italisht, frëngjisht si dhe gjermanisht, në ambientet e Fondacionit do të gjeni edhe zhanre të ndryshme të librave klasik, enciklopedi, libra edukativ për studentë dhe fëmijë, materiale referuese, autobiografi, kaseta dhe revista.

Ambientet tona janë unike, dhe mund të ri-pozicionohen sipas nevojës, së bashku me pajisjet si tabelë inteligjente, projektor, ekrane dhe flipchart. Të gjitha këto mund të përdoren nga palët e treta duke lidhur një marrëveshje kundrejt një tarife ose kontributi në varësi të kërkesës.

Stafi ynë do të mirëpresë të gjithë vizitorët (studentë, studiues, artistë, etj.) që mund të jenë të interesuar të vizitojnë, ose të përfitojnë nga përdorimi i objekteve tona, të cilat, natyrisht kërkojnë respektimin e rregullave kundra COVID-19.

Nëse keni pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni nëpërmjet adresës e-mail: [email protected]

Shihemi së shpejti!