Sot patëm kënaqësinë të riktheheshim sërish në ambientet e shkollës së mesme “Dom Nikoll Kaçorri” tek Këneta e Durrësit. Drejtoresha na hapi edhe një herë dyert e ambienteve të bibliotekës, për të na dhënë mundësinë për të dhuruar manualet e përgatitura në kuadër të projektit "Gratë për Fëmijët". Koncepti i projektit të sapo përmendur ishte të ofronte udhëzime për fëmijët dhe nënat e tyre, për të kapërcyer traumën e shkaktuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Në fillim të këtij viti ne ofruam sesione trajnimi për 48 nxënës të shkollës së mesme së bashku me prindërit e tyre, me ndihmën e një specialisteje në psikologji, e cila punoi me ta dhe u mësoi atyre teknikat se si të përballohen ngjarjet e jashtëzakonshme dhe traumat e shkaktuara nga termeti.

Ky projekt ishte një nga tre programet e mbështetura nga kontributet financiare të mbledhura nga Gratë Shqiptaro-Amerikane në Washington DC, përmes Valbin's Center for International Programs (CIP) dhe u zbatua nga stafi ynë i përkushtuar në Tiranë, i cili punoi me intensitet për të arritur qëllimet e projektit.

Manualet u publikuan në gjuhën shqipe dhe angleze, dhe iu dhuruan studentëve të shkollës, duke u shndërruar në një mbështetje e madhe dhe udhëzues për ata, prindërit e tyre dhe mësuesit gjithashtu.

Guida do të jetë e disponueshme edhe për publikun dhe së shpejti do të mund të lexohet dhe shkarkohet tek faqja jonë e web-it.

Falenderime të veçanta shkojnë për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë projekt dhe ju mirëpresim të mbështesni përpjekjet tona me donacione që mund të procesohen lehtësisht duke përdorur linkun Dhuroni.

Ne rregullisht postojmë blogjet tona në të gjitha mediat sociale, por ju mund të vazhdoni të qëndroni të lidhur me ne duke u regjistruar edhe në faqen tonë të web-it. Na ndiqni dhe na mbani të pranishëm në ‘radarin’ tuaj!