Kursi veror "Fillo kodimin", zhvilluar dhe drejtuar nga M&M Ivanaj Foundation Institut në Tiranë, ishte një kohë të shkëlqyer për pjesëmarrësit tanë, fëmijë të moshës 10 deri në 14 vjeç.

Ky ishte një kurs intensiv i mbajtur në qershor dhe korrik 2021, gjatë të cilit afërsisht 10 fëmijë mësuan si të ndërtonin një aplikacion dhe një faqe në internet nga fillimi. Djemtë dhe vajzat që morrën pjesë kaluan një kohë fantastike me një trajner të ri por me përvojë, i cili u përqendrua në anën praktike të kësaj teme. Në fund, gjithçka u bë serioze kur të trajnuarve të rinj u kërkohej të jepnin një provim para se të merrnin certifikatën e tyre. Ky kurs veror përfundoi me një event ku të gjithë mund të shijonin disa ushqime dhe të bënin një fotografi "zyrtare" me çertifikatën e tyre.

Në vjeshtë, Fondacioni Ivanaj në Tiranë do të rinisë programe të ngjashme. Pra, mbani sytë hapur për të kapur vendin e përsosur për vëllezërit e motrat ose fëmijët tuaj.