Ndërkohë që jam e mbushur nga të gjithë llojet e mesazheve për ditëlindjen time, së pari më lejoni të falënderoj të gjithë ata që më kanë kontaktuar përmes kanaleve elektronike për të më uruar jo vetëm një ditë të mbarë, por edhe jetë më të gjatë për të realizuar planet që janë pjesë e vizionit tim, dhe shpreh mirënjohje për ata që kanë kontribuar deri më tani edhe në një fushatë mbledhje fondesh që kemi në vazhdim në këtë kohë në Facebook!

Në Fondacionet Ivanaj ne jemi krenarë për atë që kemi arritur deri më tani dhe jemi në mes të iniciativave dhe koncepteve të reja të planifikuara siç duhet për të ardhmen. Gjatë më shumë se një viti me vështirësi të jashtëzakonshme për shkak të rrethanave të krijuara nga virusi në të gjithë botën, ne kemi arritur të zbatojmë projekte të gjata dhe komplekse edukuese dhe bamirëse, që tani më në fund kanë arritur në përmbyllje të plotë me sukses.

Ne kemi takuar dhe kemi trajtuar njerëz në të gjithë Shqipërinë dhe madje edhe përtej kufijve, kemi dhënë ndihmë të jashtëzakonshme në disa zona shumë në nevojë, dhe kemi vazhduar zhvillimin e programeve të tjera për të rinjtë dhe qendrën tonë të vullnetarëve, që janë ende në vazhdim dhe do të dëgjoni më shumë me kalimin e kohës.

Gjithashtu, ne jemi të kënaqur nga kërkesat e shumta për bashkëpunim dhe të gjitha llojet e propozimeve që vazhdojmë të marrim dhe dëshirojmë t'ju bëjmë të ditur ju, miqtë tanë të dashur, se edhe ne shpresojmë të jemi në gjendje të mbështetemi në suportin tuaj të vazhdueshëm në të gjitha përpjekjet tona.

Ndërsa kontribute të caktuara (të tilla si dhurimi online përmes Facebook) nuk mund të kryhen nga brenda Shqipërisë, faqja jonë e internetit “Donate” është gjithmonë e disponueshme dhe ofron një shumëllojshmëri llojesh të pranimit të dhurimeve (lehtësisht të klikueshme).

Faleminderit sërish që na mbani në mendje dhe urimet më të mira për të gjithë ju! Kalofshi një verë të mrekullueshme dhe të sigurt!