Nën rrethanat sfiduese që po jetojmë, shumë familje kanë vështirësi të sigurojnë një jetesë dinjitoze për fëmijët e tyre. Shumë zona afër Durrësit dhe disa rrethina të Tiranës u prekën më shumë nga tërmeti i nëntorit 2019. Për disa fëmijë që jetojnë në këto zona, gjërat e thjeshta si të vazhdosh studimet ose të shkosh në shkollë është ende një peshë e rëndë financiare për këto familje me vështirësi të mëdha ekonomike.

Në një zonë tashmë të varfër, vështirësitë financiare u amplifikuan akoma më shumë nga tërmeti. Prandaj, shumë fëmijë dhe të rinj u desh të linin studimet ose t'i ndalonin ato sepse familjet e tyre nuk janë në gjendje të përballojnë shpenzimet që lidhen me shkollimin e tyre.

Ne kemi punuar gjatë këtyre muajve, me këtë projekt të bukur për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë që të vazhdojnë studimet ose të fitojnë aftësi të reja profesionale.

Gjithsej 10 studentëve më në nevojë u është dhënë ndihmë deri më tani.

Këta studentë kanë përfituar nga ky projekt duke iu mbuluar tarifat e universitetit.

Ne jemi ende duke punuar për të siguruar kurse të ndryshme trajnimi profesionalë për të rinjtë në nevojë të këtyre zonave, në mënyrë që këta të rinj në të ardhmen të jenë një ndihmë për familjet e tyre në vështirësi.

Shumë më tepër duhet të bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë me përkushtim për rininë, kështu që vazhdoni të na ndiqni në zhvillimin e këtij projekti, në faqen tonë të internetit dhe platformat e mediave sociale.

This project is supported by the financial contributions raised by Albanian American Women in Washington DC, through the Valbin's Center for International Programs (CIP) and is being implemented by ‘The Ivanaj Foundations of New York and Tirana’.