Situata shqetësuese e krijuar nga Covid-19 ka bllokuar ose ndaluar plotësisht shumicën e grubullimeve në grup, ose takimeve fizike. Fatmirësisht disa ide inovative teknologjike, na kanë ardhur në ndihmë për të na shpëtuar nga ky izolim shqetësues.

Të shtunën e kaluar i kemi dhënë mundësinë grupit tonë të vullnetarëve të merrnin pjesë në një sesion interaktiv rreth njohurive të mjeteve dixhitale të zakonshme.

Mjetet dixhitale janë programe, faqe ose burime në internet që mund t'i bëjnë detyrat ose punët më të lehta për t'u përfunduar.

Shumë prej tyre mund të përdoren në browser pa pasur nevojë të shkarkohen, dhe çdokush mund t'i përdor ato si në shtëpi, ashtu edhe në punë ose shkollë.

Ne ilustruam një listë të pëzgjedhur të mjeteve dixhitale, duke renditur kategoritë më të rëndësishme për të mbajtur aktivitete në internet. Ne demostruam në kohë reale të disa prej veçorive kryesore të mjeteve dhe i argëtuam vullnetarët me lojëra ndërvepruese gjatë përdorimit të këtyre mjeteve.

Arritëm të shpjegonim shumë material gjatë trajnimit. Renditëm mjetet që ndihmojnë në krijimtari si Prezi, Canva, Jamboard, Mindmeister, të cilat janë mjete shumë praktike për krijimin e prezantimeve dhe shtjellimit të mendimeve.

Aplikacionet për të punuar nga shtëpia tërhoqën vëmendjen e audiencës tonë pasi shumica e tyre po ndjekin mësimet në internet dhe po punojnë nga shtëpia. Për fat të mirë, shumë mendje të ndritura kanë krijuar aplikacione për gjithçka dhe kjo është arsyeja kryesore pse vendosëm të zgjidhnim këtë temë.

Sigurisht do të mundësojmë një pjesë të dytë të këtij sesioni pasi interesi nga grupi ishte shumë i lartë dhe të gjithë e vlerësuan veçorinë e këtij trajnimi special, i menduar ekskluzivisht për anëtarët e grupit të vullnetarëve.

Trajnime të tjera praktike, si dhe shumë mundësi interesante janë vetëm disa nga avantazhet e shumta e të qenurit pjesë e Qendrës sonë të Vullnetarëve.

Më shumë informacion në lidhje me Qendrën e Vullnetarëve dhe si të përfshiheni në të mund ta gjeni në linkun si më poshtë:

https://ivanaj-foundations.org/get-involved/volunteer/ 

Regjistrohuni tani!  https://ivanaj-foundations.org/get-involved/volunteer/#form