Sipërmarrja e radhës e përfunduar me sukses: Projekti ‘Gratë për fëmijët’

By | 2021-04-20T09:33:43+01:00 20 Prill, 2021|Blogu|0 Comments

Efekti shkatërrues dhe trauma e shkaktuar nga tërmeti i Nëntor-it 2019, ende mbetet në kujtesën tonë. Akoma më e vështirë për tu kapërcyer ka qenë për familjet në zonat më të prekura si Këneta e Durrësit, Bubq dhe Ishëm, që ndodhen në zonën e Prefekturës Durrës (Bashkia e Durrësit & Krujës). Ne e nisëm këtë projekt të dedikuar më 1 Mars, 2020, kur pandemia sapo kishte filluar të na kufizonte dhe arritëm ta implementonim atë pavarësisht rrethanave kushtëzuese.

Në kontekste të tilla të menaxhimit të fatkeqësive, anëtarët e familjes, si dhe personeli shëndetësor dhe personeli i shkollës janë personat që përgjigjen në vijën e parë dhe janë burime natyrore të mbështetjes së vazhdueshme shoqërore ndërkohë që fëmijët mundohen të tejkalojnë vështirësitë.

Megjithëse psikologët kanë metoda gjithnjë e më të sofistikuara për të përballuar katastrofa të tilla natyrore dhe strategji për të ndihmuar fëmijët dhe adoleshentët të përballen me traumën, modulet për t'iu përgjigjur katastrofave masive janë të kufizuara, veçanërisht në komunitetet gjeografike të emancipuara dhe në rajone ku shërbimet e shëndetit mendor janë ende të stigmatizuara.

Mosdisponueshmëria e prindërve për të ofruar mbështetje dhe rehati të menjëhershme për fëmijët mund të rrisë shqetësimin që lidhet me këto ngjarje të frikshme.

Reagimet e fëmijëve lidhen jo vetëm me terrorin e menjëhershëm të ngjarjes, por edhe prishjen e jetës normale të përditshme, rutinën e tyre, shqetësimin dhe alarmin e shfaqur nga të rriturit që kujdesen për fëmijët, përfshirë shqetësimin e humbjes të shtëpisë ku banojnë, si dhe çdo humbje tjetër që lidhet me të.

Gjatë fazës së parë të këtij projekti, ne ofruam trajnime dhe seanca këshillimi për më shumë se 40 adoleshentë të moshës 15-17 vjeç. Nxënësit ishin të gjithë nga e njëjta shkollë e mesme tek Këneta e Durrësit, posaçërisht Gjimnazi "Dom Nikoll Kaçorri". Prindërit e studentëve morën pjesë gjithashtu në këto takime, gjë që ishte mjaft e dobishme për adoleshentët që merrnin pjesë në takime, në mënyrë që të përpunonin dhe të përthithnin më mirë informacionin e dhënë nga specialistja jonë.

Psikologja, e cila vinte me një përvojë të mëparshme në këtë fushë, krijoi module në lidhje me tema delikate të tilla si: menaxhimi i traumës pas tërmetit; komunikimi prind-fëmijë; trauma; dhuna në familje dhe ndikimi i saj në mirëqenien e fëmijëve, si dhe edukimi i fëmijëve për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre; adresimi dhe referimi i formave të ndryshme të abuzimit; subjektet përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Ky udhëzues është përkthyer në anglisht dhe së shpejti do jetë në dispozicion për publikun në faqen tonë të internetit.

 Faza e dytë e projektit u përqendrua me shumë në ndihmën psikologjike nëpërmjet seancave të këshillimit. Gratë (prindërit) e studentëve të përfshirë në këtë projekt kishin mundësinë të merrnin pjesë në një fazë të dytë këshillimi me të njëjtën psikologe. Përfundimi i projektit u plotësua me katër trajnime / sesione monitorimi gjatë këtij muaji Prill, ashtu siç ishte parashikuar edhe data e përfundimit të projektit.

Ne do të vazhdojmë punën tonë të palodhur me të rinjtë dhe edukimin e tyre, duke siguruar projekte bashkëkohore dhe burime të vlefshme për to, në mënyrë që ata të ndriçojnë rrugëtimin e tyre dhe të sigurojnë një të ardhme sa më të çiltër dhe me perspektiva të frytshme.

Vazhdoni të na ndiqni në zhvillimin projekteve tona, zbatimet e të cilave do t’i gjeni gjithnjë të shpërndara në faqen tonë të internetit dhe platformat sociale në Facebook, Instagram dhe LinkedIn. Konsideroni të na mbështesni me donacionet tuaja nëpërmjet këtij linku: https://ivanaj-foundations.org/sq/perfshihuni/dhuroni/. Tashmë me një eksperiencë shumëvjeçare duke punuar me projekte në terrenin shqiptar, kemi fituar përvojë të mjaftueshme për të ditur se ku nevojitet më shumë ndihmë, dhe çdo lloj ndihme është e mirëpritur për të vazhduar misionin tonë dedikuar rinisë shqiptare.

This project is supported by the financial contributions raised by Albanian American Women in Washington DC, through the Valbin's Center for International Programs (CIP) and is being implemented by ‘The Ivanaj Foundations of New York and Tirana’.

About the Author:

X