Dy vjet më parë, e filluam udhëtimin tonë me shumë emocione dhe gatishmëri për të krijuar një grup mendjesh të shkëlqyera të rinjsh, ku do të mund të gjenin horizonte të reja.
Ishte një fillim i ndrojtur, por grupi u rrit dhe zhvillua aq bukur sa jemi jashtezakonisht mirënjohes për mënyrën se si po evoluon.
Në fillim ishin vetëm pak anëtarë që takoheshin në Bibliotekën e Fondacionit Ivanaj, duke bërë bashkëbisedime dhe duke u njohur me njëri-tjetrin. Muaj pas muaji grupi u rrit dhe u zgjerua në shumë mënyra, dhe edhe pse disa prej vullnetarëve tanë iu desh të na linin për të vazhduar shkollën ose planet e tyre të punës diku tjetër, grupi mbeti i bashkuar dhe vazhdoi të rritej.
Deri tani kemi arritur numrin mahnitës të më shumë se 80 vullnetarëve të regjistruar në databazën tonë, 53 prej tyre janë akoma shumë aktivë dhe punojnë nga shtëpia duke bërë përkthime, punë kërkimore ose duke u përfshirë në projekte dhe aktivitete. Edhe ata që janë jashtë vendit ose që vendosën të tërhiqen janë ende në kontakt me ne dhe të mirë informuar në faqet tona në web, përmes Facebook-ut, Instagram-it dhe LinkedIn-it.
Të gjithë vijnë nga profile të ndryshme me karakteristikat dhe cilësitë e tyre të veçanta.
Shumëllojshmëria brenda grupit është e jashtëzakonshme, mosha varjon nga 16 në 35 vjeç, djem dhe vajza, anëtarë vendas dhe të huaj.
Falë trajnimeve, workshop-eve dhe webinareve që kemi qenë në gjendje të ofrojmë, ata kanë arritur të përmbushin me sukses detyrat e caktuara madje edhe duke i tejkaluar ata.
Edhe pse këto muaj, pandemia krijoi dëme tek të gjithë ne, ishte gjithashtu edhe një periudhë për t’u marrë shembull pasi edhe duke ruajtur distancën, dhe duke qëndruar në shtëpi, vullnetarët vazhduan të kontribuojnë dhe të mësojnë, duke zgjeruar aftësitë e tyre profesionale dhe eksperiencën personale.
Ne jemi shumë mirënjohës për secilin anëtar që i kushtoi kohën dhe përkushtimin e tij/ saj ndaj Fondacionit tonë dhe gjithmonë inkurajojmë të rinjtë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij grupi unik.
Gjëra mjaft frymëzuese dhe emocionuese janë parashikuar dhe janë në planet tona për të ardhmen dhe ne kemi besim se Qendra e Vullnetarëve që kemi krijuar do të vazhdojë të maturohet dhe të përmbushë qëllimin dhe misionin e Institutit tonë ndërkohë që u siguron anëtarëve të tij një larmi përfitimesh, si dhe përvojash të këndshme.
Bëhu tani një anëtar i ri i Qendrës sonë të Vullnetarëve, ndiqni linkun dhe plotësoni formularin: https://ivanaj-foundations.org/get-involved/volunter/#form
Author: Jona Siliqi – Project Planning Coordinator & Volunteer Coordinator