Shkollat në Bubq dhe Ishëm, që ndodhen në zonën e Durrësit u shkatërruan gjatë tërmetit të 29 nëntorit 2019 në Shqipëri. Lëkundja e Tokës, e kombinuar me shkatërrimin e shtëpive, shkollave, humbjet e jetës të familjarëve dhe si pasojë  jetesa nëpër çadra, kanë prekur rëndë psikologjikisht të rriturit dhe fëmijët në këto zona.

Lidhur me këtë çështje ne po zbatojmë njëkohësisht tre projekte të ndryshme të financuara nga Qendra e Valbinit për Programet Ndërkombëtare (CIP), të Washington DC, që u zhvillua gjatë verës pavarësisht pengesave që u krujuan nga pandemia.

Në bazë të Projektit "Gratë për Fëmijët" ne kemi planifikuar të organizojm seanca këshillimi me një terapiste me përvojë të specializuar në psikologjinë e traumës. Sesionet do të zhvillohen rregullisht për 4 javë, me një frekuencë prej 1 trajnimi në javë.

Dje kemi filluar Trajnimin tonë të parë në Shkollën e Mesme "Don Nikoll Kacorri" me vendndodhje tek Këneta e Durrësit. Këto trajnime do të ofrojnë ndihmë psikologjike për prindërit (nënat) dhe fëmijët e shkollave të shkatërruara për t'u rikuperuar nga humbjet dhe traumat nga tërmeti. Pjesëmarrësit ishin 20 nëna dhe fëmijë nga 14 deri në 16 vjeç. Tema e diskutuar për këtë trajnim të veçantë ishte komunikimi midis nënave dhe fëmijëve, dhe diskutimit të hapur të problemeve për të mbështetur dhe kuptuar më mirë njëri-tjetrin.

Ky është vetëm fillimi i punës sonë drejt qëllimeve përfundimtare të këtij projekti, që do të shihni të dokumentuara në të gjitha aspektet e tij, së bashku me fotografi dhe postime të rregullta.

Për më shumë detaje regjistrohuni në newsletter-in tonë dhe na ndiqni në rrjetet sociale.