Më 7 gusht 2020, një ceremoni e shkurtër, por e veçantë u organizua nga “M&M Ivanaj Foundation Institut” për të prezantuar dhurimin e një pompe dhe pajisjeve shtesë të saj ndaj Njësisë Administrative Bubq në Bashkinë Krujë. I gjithë ky projekt u bë i mundur nga donacioni bujar i “The Gray-Butler Family” në Los Angeles, CA, SHBA, përmes “Ivanaj Foundations of New York and Tirana” dhe me ndihmën logjistike të Ambasadorit Spanjoll në Tiranë, Z. Canelles dhe bashkëshortes së tij, që lehtësuan dërgesën e pajisjes prej prodhuesit në Spanjë. Një pllakë u instalua në vendin ku tashmë është instaluar pompa e re si një simbol i këtij donacioni.

Pajisja e re siguron tashmë ujë të pijshëm për disa mijë banorë në fshatin Bubq, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i nëntorit 2019, fshat i cili tanimë do të zgjerohet pas përfundimit të rikonstruktimit. Pompa e vjetër që u dëmtua vite më parë dhe nuk u zëvendësua kurrë, krijoi një situatë edhe më kritike për fshatin, të cilët jetojnë në tenda për shkak të tërmetit dhe gjithashtu të pandemisë COVID-19. Donacioni u mirëprit nga të gjithë të përfshirët, Kryetari i Bashkisë Krujë, Drejtuesi i Njësisë Administrative Bubq, autoritetet publike që punojnë në sektorin e ujësjellësit dhe kryesisht, nga qytetarët vendas.

Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm Znj. Drita Ivanaj, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit Ivanaj, Z. Agron Karaj, Drejtuesi i Njësisë Administrative Bubq, Z. Canelles, Ambasadori Spanjoll në Shqipëri, dhe bashkëshortja e tij Znj. Quaroni, si dhe stafi i Fondacionit dhe Njësisë Administrative Bubq. Ndërkohë që Z. Karaj falënderoi Fondacionin për donacionin dhe theksoi rëndësinë jetike të pompës për banorët vendas, Znj. Ivanaj, bëri një përmbledhje të shkurtër sesi kjo arritje u bë e mundur, falënderoi gjithashtu të gjithë të pranishmit, donatorin dhe të gjithë ata që ndihmuan në arritjen e zbatimit të suksesshëm të këtij projekti.

Pllaka, e mbuluar nga një kombinim i flamurit amerikan dhe shqiptar, për të treguar kontributin dhe bashkëpunimin midis subjekteve në të dy vendet, u zbulua duke krijuar një moment shumë emocionues për të gjithë të pranishmit.

The Ivanaj Foundations of New York and Tirana, sipas misionit të tyre, do të vazhdojnë të punojnë që tu sigurojnë njerëzve mundësi për një jetë më të mirë, dhe i ftojnë të gjithë të mbështesin misionin dhe projektet me kontributin e tyre.