Kjo ka qenë dhe vazhdon ende të jetë një verë e gjatë këtu në Shqipëri, ku moti i nxehtë nuk ndalet. Planet e pushimeve në të gjithë botën duhet të modifikoheshin për shkak të pandemisë dhe për shumë njerëz madje edhe u ndalën.

Ne, në Institutin Shqiptar të Fondacionit Ivanaj, ku ambientet tona janë ende zyrtarisht të mbyllura për publikun e gjerë, kemi vazhduar të punojmë, megjithëse, prapa dyerve të mbyllura dhe kemi qenë në gjendje të përfundojmë shumë detyra dhe plane të mbetura prapa për të lehtësuar dhe për ta bërë punën tonë më të thjeshtë dhe efikase për tu zbatuar. Kjo ishte si shtesë e të gjitha punëve dhe detyrave të tjera që ne kemi zbatuar për të përmbushur kushte më të sigurta të punës për stafin tonë, vizitorët tanë dhe përdorimin e ardhshëm nga publiku të mjediseve tona. Të gjitha këto ndryshime po zbatohen dhe ato funksionojnë.

Ndërsa ishim në punë e sipër për këtë, si dhe të ndihmuar nga një atmosferë e qetë dhe e pandërprerë, ne gjithashtu ishim në gjendje të organizonim disa trajnime shtesë për stafin dhe vullnetarët tanë falë ndihmës dhe përkushtimit të ekipit tonë të diasporës IFCIF, i cili zhvilloi për ta biseda virtuale gjatë serisë së takimeve R.I.N.I., publikuar tashmë online.

Megjithatë, me këtë muaj të ri, puna rifilloi për të gjitha projektet që u desh të viheshin në pritje gjatë verës. Disa ristrukturime dhe rivendosje duhet të ndodhin, veçanërisht për projektet që kanë të bëjnë me bashkëpunëtorë përtej kufijve, dhe disa aktivitete janë zhvendosur online, por të gjitha duket se kanë ecur pa probeme deri më tani.

Për ata prej jush që na ndjekin edhe në mediat tona të tjera në internet, të tilla si Facebook, LinkedIn, Instagram, etj. ne do të dëshironim të tërhiqnim vëmendjen tuaj në disa nga postimet tona për "Thirrjen për Aplikime". Ju lutemi, ndani këtë informacion me njerëzit që mund të përfitojnë nga ajo që ne ofrojmë, dhe / ose inkurajoni ata të përgjigjen, siç është udhëzuar.

Një aspekt shtesë i punës sonë që ka qenë në pritje për tu trajtuar, tani po merr gjithmonë e më shumë vëmendjen tonë dhe po zhvillohet më tej, pavarësisht nga bashkëpunimet akoma të nevojshme për ekspertizë dhe fondeve për të. Ai është ‘Publikimi’ i materialeve historike, kulturore dhe edukuese për të cilat së shpejti do të shihni më shumë të reja të postuara nga ne në internet.

Vazhdoni të na ndiqni dhe mos harroni të na ndihmoni kudo dhe kurdo që të mundeni. Faqja jonë ‘Dhuroni’ është gjithmonë gati për ju...!