Ka kohë që jam i angazhuar 24/7 me përballimin e krizës që erdhi në punë si ndonjë stuhi/tornado dhe akoma po punojmë orë të gjata në drejtime të ndryshme që të përballojmë ndryshimet. Mirëpo dua të ndaj me ju një moment që duhet të ndodhë me secilin e shpresoj të ndodhë sa më shpejtë. Duhet të kalojmë nga “surviving” (luftë për mbijetesë) në thriving (të ‘lulëzojmë’, të garojmë, të ‘fitojmë’…). Kjo është tema të cilen e përsërisim me të gjithë grupet në punë dhe dua të fillojmë të mendojmë edhe në anën shoqërore të komuniteteve tona.

Kjo krizë nuk do kalojë pas ndonjë date kalendarike të caktuar nga Trump apo nga governatorët e shteteve tona. Ne jemi në një botë tjetër e cila ndryshoi ngjajshëm me momentin e 11 Shtatorit 2001. Pas atij sulmi filluam të gjithë të heqim këpucët para se të futemi në avion dhe e pranuam atë normale të re. Kjo është një normale e re që pranuam pas 11 Shtatorit.

Edhe tani, pas COVID-19 do kemi një normale të re e cila do jetë me ne për një kohë shumë të gjatë. Ja që ndodhi dhe të gjithë u ndeshëm me fazat e para për të krijojuar një normale të re ku ne vetë dhe familja do ndihej disi e sigurtë. Filluam të gjithë me gjendjen e mbijetesës. Kjo është normale dhe mund të jemi në këtë fazë për sasi kohë të ndryshme. Kjo situatë na afroi edhe më shumë me miqtë dhe familjen. Po kontrollojmë njeri-tjetrin cdo ditë se si shkojnë punët se gjithcka mund të ndryshoje brenda ditës. Krijuam rutina të reja dhe tani duhet të mendojmë si të kalojmë nga veprimet për mbijetesë në veprimet për të garuar, për të fituar, në këtë botë të re.

Kjo botë e re ka garues të ri e të reja. Dikush më i përgatitur e dikush më i papërgatitur, mirëpo ja gara filloi. Tani duhet të gjithë të kalojmë nga faza e mbijetësës që tenton të zvogëlojë dhe eliminojë ndryshimet të cilat sjellin edhe risqe të reja. Ky është tani realiteti i ri dhe duhet sa më shpejt të adaptohemi dhe të garojmë. Bota e re nuk pret që të gjithë të marrin kohën sipas qejfit të tij/ saj të adaptohen. Bota e re garon në këtë normale të re. Ne duhet të garojmë. Duhet të mendojmë si të fitojmë në këto gara të reja se nuk kalohet jeta në mbijetese. Ju uroj mendime garuese e fituese këtë fundjavë.

Më sipër janë ndjenjat e trishtueshme nga një bashkëpunëtor i Fondacionit tonë, të shkruara nga ai në Facebook, me një moment me kohë të lirë, por me të vërtetë ia vlen të shpërndahet më shumë (kjo është bërë me lejen e tij, sigurisht!)