PËRGATITJA PËR NJË NORMALITET TË RI

“Edhe pas stuhisë më të keqe, dielli del sërish!” Pasi mbyllëm ambientet tona, sipas urdhrave zyrtare, stafi ynë ka punuar dhe vazhdon të punojë nga shtëpia me të gjithë organizimin operacional dhe me projekte që, prej një kohe të gjatë kemi dashur t’i zhvillojmë për të qenë gati për t’i zbatuar. Ngadalë, por me siguri, ambientet tona në Tiranë po përgatiten për hapjen e tyre. Hapi i parë, është bërja e ambienteve tona TË SIGURTA. Sot, të gjitha ambientet tona të punës dhe parkimet, ashensori, madje edhe oborri i përbashkët i kompleksit tonë të banimit po desinfektohen nga nje kompani e kontraktuar nga ne për këtë qëllim. Disa nga sallat tona duken ndryshe, apo jo? Në kohën e duhur, ato do të jetë të hapura për publikun.

Vazhdoni të na ndiqni neve, si dhe postimet në faqjet tona web. Ne kemi më shumë për t’ju thënë në vazhdimësi.

Ndërkohë, ne jemi mirënjohës që në të dy anët e Atlantikut, anëtarët e Bordit të Fondacioneve, stafi, vullnetarët, familjet dhe miqtë tanë janë të sigurt. Ne duam të dëgjojmë edhe prej ndjekësve tanë: Si jeni?

Në qëndrojme të sigurt dhe mbahemi të fortë! Dhe, ne presim me padurim për të qenë sërish së bashku, sepse, ne do ta takojmë njëri-tjetrin sërish!

#qëndronitësigurt