Fare pa pritur, para një jave, pata një eksperiencë të pabesueshme në Facebook që dëshiroj ta ndaj me ju të gjithë sepse ishte tërësisht çështje fati dhe “shumë e mirë për të qënë vërtetë”. Megjithëse e përdor Facebook-un kryesisht për qëllime biznesi, para disa ditësh diçka më preku personalisht pasi kishte të bënte me xhaxhain tim Zef, i cili u nda nga jeta më shumë se një shekull më parë; një xhaxha të cilin fatkeqësisht nuk pata kurrë mundësinë ta njihja. Imagjinoni habinë time, kur duke naviguar në newsfeed, një fotografi bardhë e zi e xhaxhait tim Zef dhe gruas së tij Roza, e realizuar në 1908, duket sikur më përshendeti diku përtej hapësirës dhe kohës.
Kam ditur gjithnjë mbi ekzistencën e xhaxhait tim Zef dhe gruas së tij falë dokumentave të arkivës të familjes time dhe historive gojore, të lëna nga të afërm shqiptarë më të rinj, të cilët emigruan në SH.B.A vetëm disa dekada më parë. Xhaxhai dhe tezja ime vdiqën të rinj (në të 30-tat) nën rrethana të pazakonta dhe misterioze, por kjo ndodhi më shumë se dy dekada para se një nga vëllezërit e tij më të rinj, im atë Martini, të njihte dhe të martohej me mamanë time italiane, Giuseppina dhe të lindja unë. Një brez i tërë qëndronte midis nesh!
Pas momentit tim frymëzues në Facebook, u motivova që të bëja një kërkim më të detajuar online mbi xhaxhain tim dhe aty zbulova disa informacione shumë interesante për rolin e tij si udhërrëfyes dhe përkthyes i një shtetasi rus që udhëtonte në trevat të cilat tashmë janë pjesë e Malit të Zi dhe Kosovës.
Ky person, Aleçandre Baschmakoff (1858-1943), një shkrimtar rus që jetonte në Francë, i kishte dokumentuar gjerësisht udhëtimin dhe zbulimet e tij në një libër të 1911-ës të shkruar në frëngjisht dhe të titulluar: “A travers le Monténégro et le pays des Guègues” [Përmes Malit të Zi dhe Tokës së Gegëve]. Gjithashtu e habitshme për mua ishte se një kapitull i lidhur me këtë histori, ishte përkthyer në anglisht nga Robert Elsie, një studiues dhe përkthyes I madh i letërsisë shqiptare dhe ky përkthim është i disponueshëm këtu.
Në 1993, në Arkivën Kombëtare Shqipare, zbulova, të shkruar me dorë nga babai im, një skeç të pemës time familjare atësore që datonte që nga 1444 ( koha e Skënderbeut ), i cili është gjithashtu i dokumetuar diku tjetër në këtë website.
Që atëherë, fillova një një koleksion që përfshinte edhe pjesën time amësore italiane (të datuar që nga 1664). Një dyzinë vitesh më parë, me ndihmën e një programi software, arrita të mblidhja disa qindra emra të paraardhësve, disa prej pasardhësve të tyre dhe brezat e tyre që jetojnë tani në Mal të Zi, Itali dhe SH.B.A. Në të gjitha anët ka goxha personalitete interesante me një të shkuar mbresëlënëse!
Ky informacion shtesë i fundit i xhaxhait tim Zef mbush një hapësirë boshe që kisha mbi jetën e tij dhe më bën të mendoj se sa shumë informacione mund të gjej me anë të hulumtimeve të tjera në disa arkiva të huaja, si psh. në Londër ose në Beograd që e di që përmbajnë dokumenta interesante të lidhura me familjen time. Disa prej këtyre zbulimeve janë dokumentuar tashmë këtu dhe janë të publikuara nga Fondacioni Ivanaj si libër poetik nga babai im Martini dhe vëllai i tij më i vogël Mirashi që përfshin një poemë të trishtë mbi vdekjen e gruas së xhaxhait Zef, Rozës.