Në kompleksin e banesave sociale, në periferi të Tiranës, në Qendrën Komunitare Shkozë (QKSH) vullnetarët e Martin & Mirash Ivanaj Foundation së bashku me 4 nga pjesëtarët e stafit të Institutit, kontribuan në organizimin e një dreke sociale ditën e premte datë 22 Shkurt.
Qëndra Komunitare Shkozë është ndërtuar nga Bashkia Tiranë, dhe operon për personat që kanë nevojë për mbështetje, si fëmijët, gratë e dhunuara dhe të moshuarit që shpesh her braktisen.
Në kuadër të programit për zbatimin e 17 Qëllimeve të Qëndrueshme, të shpallura nga UN, Fondacioni Martin & Mirash Ivanaj ka filluar të ndërmarri aktivitete për të zbatuar objektivat e këtyre qëllimeve. Muaj i Shkurtit ishte dedikuar për qëllimin nr 1. No Poverty, pra Jo Varfëri.
“Për t’i dhënë fund varfërisë në të gjitha format, kudo deri në vitin 2030”, ky është moto i qëllimit të Parë.
Është vështirë të asgjësohet varfëria kaq lehtë, por gjërat e mëdha nisin me veprime dhe hapa të vogla. Shoqëria Shqipëtare duhet akoma të futet në fokusin e vullnetarizmit si pjesë e veprimeve të jetës së përdiçme. Skuadra e vullnetarëve të Fondacionit, është një grupë i bashkuar të rinjsh, të trajnuar për të asistuar shtresat e ndryshme të shoqerisë, dhe veprojnë me punën e tyre për përfshirjen sociale të këtyre njerëzve.
Qëllimi i drekës sociale, në bashkëpunim edhe me Bashkinë, është një tregues praktik i një prej mënyrave me të cilën mund të ndihmojmë njerëzit dhe fëmijët të cilët nuk kanë nevoj vetëm për një pjatë supe të ngrohtë, por edhe për buzëqeshjen e sinqertë të personave që çdo ditë mundësojnë aktivitete të tilla.
Varfëria në Shqipëri ekziston, jo vetëm në periferi dhe në zonat rurale të qyteteve por edhe në shpirtin e njerëzve që nuk japin kontributin e tyre në shoqëri.
Stafi i mrekullueshem i QKSHs punon çdo ditë me një vullnet frymëzues për të shërbyher ëngjëjt e vegjël dhe të rriturit që trokasin në dyet e tyre.
Fondacioni Martin e Mirash Ivanaj Foundation do të vazhdojë rrugëtimin që ka ndërmarrë për të zbatuar të 17 Objektivat e Qëndrueshme, për të lëvizur ndërgjegjet dhe hapur sytë për rëndesinë që mbartin secila prej tyre, duke dhën shembuj konkret që bashkimi krijon fuqinë e reagimit për ndryshim.
Na kanë mbetur akoma 11 vite për të zbatuar programin global, Instituti i Fondacionit Ivanaj e ka nisur punën drejt 2030, bashkohuni edhe ju , për më shumë informacione vizitoni faqen e internetit https://ivanaj-foundations.org/