Si pesë vjet më parë, në këtë ditë ne premë shiritin tradicional dhe hapëm zyrtarisht selinë tonë moderne në 'Tirana e Re', në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, në truallin origjinal të vëllezërve Ivanaj, Martin dhe Mirash, të cilët e kaluan jetën në shërbim të atdheut që nga vitet 1930!

U deshën më shumë se dy dekada për ta realizuar këtë ëndërr dhe trashëgimia me moton “me arsim e dituri ndriçojmë të ardhmen e rinisë shqiptare” ruhet ende nga Fondacionet Ivanaj. Në këtë mënyrë vendoset një shembull për të tjerët që të ndjekin vlerat e paprekshme të së kaluarës, etikës, historisë dhe me shpresën për të udhëhequr të ardhmen e tyre.

Pesë vitet e fundit të ushtrimit të aktiviteteve tona kemi parë mijëra njerëz të të gjitha moshave dhe prejardhjeve duke marrë pjesë në mbledhje, ngjarje, prezantime, trajnime të llojeve të ndryshme brenda mureve të ambienteve tona. Gjithashtu kemi realizuar edhe projekte dhe bashkëpunime bamirësie me subjekte përtej kufijve të vendit tonë gjatë situatave të krizës.

Shtrirja jonë po zgjerohet, planet tona vazhdojnë të evoluojnë dhe potenciali ynë i ardhshëm vazhdon të jetë pozitiv. Faleminderit të gjithë miqve tanë, bashkëpunëtorëve, vullnetarëve dhe donatorëve të të gjitha llojeve, në të dy anët e Atlantikut! Ju jemi mirënjohës për besimin tuaj në misionin tonë dhe presim nga ju mbështetjen e vazhdueshme në arritjen e qëllimeve tona! Faqja jonë e 'dhurimit' është vetëm një klikim larg.