Grupi ynë i vullnetarëve ka vazhduar trajnimet gjatë gjithë verës dhe po ecën me hapa të qëndrueshme në të njëjtën linjë.

Pasditen e së shtunës së kaluar, ne organizuam një takim në Zoom për grupin, i mundësuar nga një prej vullnetareve tona, një trajnim transatlantik nga një anëtare e re që patëm fatin ta shtonim në grup para disa muajsh.  

Klea, vullnetarja në fjalë si dhe mentorja e eventit, jeton në Filadelfia dhe studion Bio-Kimi në Universitetin e Pensilvanisë në SHBA. Ajo ka shumë përvojë në vullnetarizëm dhe asiston studentët/rininë që të futen në kolegje rigoroze dhe prestigjoze, dhe të arrijnë përsosmëri akademike.

Ajo ndau përvojën e saj dhe dha këshilla praktike se si duhet përgatitur një jetëshkrim, si dhe udhëzoi për teknikat e duhura që duhen përdorur gjatë një interviste pune. Audienca pjesëmarrëse ishte e përberë nga shumica studentë të viteve të para në universitet, të cilët sapo kanë hyrë në tregun e punës dhe si pasojë sesioni u vlerësua si jashtëzakonisht i dobishëm për të zhvilluar dhe zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Për këdo që është i interesuar të ofrojë ekspertizën e tij dhe të bëhet vullnetar për t’iu bashkuar misionit të përbashkët arsimor, ju lutemi vizitoni faqen web, në këtë link.

Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e komunitetit tonë. Regjistrohuni në buletinin tonë për më shumë informacione.