Një shkrim nga vullnetarja jonë Ariola Merepeza

Të ndjerit i shqetësuar mbi situatën e pandemisë është normale, shpesh kjo ndjesi është një përgjigje e natyrshme ndaj të panjohurës. Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si ta përballoni këtë situatë.

  • Ushqehuni shëndetshëm dhe konsumoni sa më shumë ujë. Ushqimi në këtë mënyrë ju ndihmon të mbani funksionet e përditshme të trupit tuaj, si dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve.
  • Kujdesuni për veten. Bëni një gjumë normal, ushtrohuni rregullisht, praktikoni teknika relaksimi kur stresoheni.
  • Kufizoni ekspozimin tuaj nga mediat. Ekspozimi i shpeshtë ndaj media-ve të ndryshme shkakton ankth. Duhet të përzgjidhni burime të sigurta të informacionit, duke parandaluar keq informimin.
  • Bisedoni me njerëzit tuaj të afërt në lidhje me shqetësimet tuaja dhe si po ndjeheni. Duke pasur dikë që ju dëgjon, mund t’ju ndihmojë të ndjeni mbështetjen që ju nevojitet dhe ndjeheni më pak i vetmuar.
  • Përpiquni të mbani një rutinë, me orare të planifikuara të leximit dhe aktivitete të tjera. Gjithashtu planifikoni dhe aktivitete që gjithmonë keni dashur t’i bëni por nuk keni pasur kohë të mjaftueshme, si: mësimi i një gjuhe të huaj, mësimi i një vegle muzikore, zhvillimi i kurseve online etj.
  • Kujdesuni për fëmijët dhe të moshuarit. Studime të ndryshme kanë treguar që duke ndihmuar të tjerët, individët përmirësojnë mirëqenjen e tyre emocionale.
  • Tregohuni rezistent. Duhet të jeni të vetëdijshëm që ju jeni më të fortë se sa mendoni dhe mund ta përballoni këtë situatë. Shikoni anën pozitive, tashmë ju keni më shumë kohë për familjen dhe veten tuaj.
  • Kërkoni ndihmë profesionale nëqoftëse është e nevojshme. Shumë psikolog po i zhvillojnë online seancat e tyre të këshillimit. Terapia online mund të jetë një sistem mbështetës i vlefshëm, veçanërisht në këtë periudhë.