Siç edhe ju kemi informuar në facebook, “Gjej rrënjët e tua” është një program i veçantë dy javor i ofruar nga Fondacionet Ivanaj në New York dhe Tiranë, në bashkëpunim me një nga partnerët, Adriatik Tours LLC, i cili do të organizohet në Shqipëri nga data 30 Maj deri më 14 Qershor 2020.

Ky program është përgatitur specifikisht për të rinj me origjinë shqiptare, për t’i njohur ata me vendin e paraardhësve të tyre, ndërkohë që praktikojnë gjuhën shqipe dhe promovojnë identitetin kombëtar, si edhe për të rinj të tjerë të interesuar në historinë dhe kulturën e Europës Lindore.

Fokusi i këtij programi veror është përdorimi i përditshëm i gjuhës shqipe në një ambient miqësor e të qetë, ndërkohë që pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shumta jo vetëm për të krijuar miqësi të reja, por edhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore dhe vizita të planifikuara në vende historike të udhëhequr nga një guidë profesionale dhe personel i besueshëm.

Më shumë detaje do të gjeni këtu, ndërsa rezervimet për udhëtimin mund të bëhen nëpërmjet Adriatik Tours LLC (EM: [email protected] – Tel. +1 860 936 2216).

Na vizitoni online – Ne mezi presim t’ju kemi në Shqipëri, ku do të vizitoni edhe ambientet tona moderne në Tiranë dhe mësoni mbi aktivitetet tona kulturore.