Ne jemi shumë krenarë që kemi arritur kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër dhe kemi prekur dhe ndikuar me sukses kaq shumë jetë, kemi krijuar kaq shumë miq, mbështetës dhe bashkëpunëtorë. E gjithë kjo falë një pune grupi të mirë planifikuar, organizuar, nga ana e stafit të përkushtuar - të kaluar dhe të tanishëm - vullnetarë të të gjitha moshave, donatorë financiarë dhe në natyrë, si në SHBA ashtu edhe Shqipëri. Pavarësisht nga kushtet e tanishme të vështira në nivel global, ne mendojmë se, me planet tona në vazhdim, tashmë duke arritur dhe përfshirë shqiptarë përtej kufijve dhe oqeaneve, familja jonë kulturore mund të vazhdojë të përparojë dhe të sigurojë ndihmën shtesë që do të transformojë rritjen arsimore, veçanërisht të nevojshme për të rinjtë në Shqipëri, për t'i dhënë asaj një të ardhme më të mirë dhe më optimiste.

Qëndroni në kontakt me ne, dhuroni drejt kauzave tona dhe ndiqni përparimin dhe azhurnimet në mediat tona sociale:

https://www.facebook.com/IvanajFoundations/
https://www.youtube.com/channel/UC54ouvdRwTFyC-CfSzivKCw
https://www.instagram.com/theivanajfoundations/
https://www.linkedin.com/company/569838

Drita Ivanaj – Themeluese dhe Presidente