Ndërkohë që jemi në fund të këtij viti, është koha për reflektim dhe falënderime për gjithçka që mundëm të arrijmë së bashku.

Mbështetja që ju keni dhënë në mënyra të ndryshme ka qenë e rëndësishme në arritjen e qëllimeve që ne ndajmë dhe unë sinqerisht shpresoj që e gjithë kjo të vazhdojë edhe gjatë Vitit të Ri! Na ndiqni në mediat sociale dhe vizitoni faqen tonë të internetit. Kontributet financiare janë gjithmonë të mirëpritura në çdo kohë dhe procedohen lehtësisht online.

I uroj stafit, bordit, vullnetarëve, mbështetësve, bashkëpunëtorëve dhe miqve tanë në të dy anët e Atlantikut, më të mirën që mund t'i ofrojë ky sezon festash, dhe shëndet, qetësi dhe begati gjatë gjithë vitit 2023!

Drita Ivanaj

Presidente e Fondacioneve Ivanaj të Nju Jorkut dhe Tiranës