Ashtu si e kemi përmendur tashmë, këtë vit për 5 vjetorin e “Holiday Gift Drive”, menduam të sillnim gëzim tek më shumë fëmijë falë edhe bashkëpunimeve me institucione të tjera si Univeristeti Europian i Tiranës, Kolegji Profesional i Tiranës dhe Posta Shqiptare për mbarëvajtjen dhe menaxhimin e fushatave për mbledhjen e lodrave.
Kështu, si fazë të dytë të projektit të këtij viti zgjodhëm të sjellim gëzim tek një kategori shumë të veçantë fëmijësh me aftësi ndryshe që jetojnë në Bashkinë e Vaut të Dejës, përkatësisht në Bushat dhe Barbullush. Lumturia në sytë e tyre gjatë marrjes së dhuratave dhe çdo emocion i falur nga gjithkush në këtë proces, na motivon të punojmë akoma më shumë për të shpërndarë shpresë, lumturi dhe gëzim tek të gjithë fëmijët në nevojë.
Falënderimet tona të pafundme shkojnë për këdo që ka ndihmuar gjatë këtij projekti: bashkëpunëtorët tanë, vullnetarët, anëtarët e stafit tonë, punonjësit në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare në qytezën e vogël të Barbullushit, të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme.
Vijoni të na ndiqni sepse nuk kemi përfunduar ende…





