Këtë javë ne u befasuam nga një donator, i cili ndërsa dëshironte të mbetej anonim, i ka dhuruar Fondacionit tonë 3200 pako me çokollata me drithëra.

Stafi dhe vullnetarët tanë iu futën punës menjëherë dhe në më pak se 24 orë ata shpërndanë këto ëmbëlsira në Qendrën Sociale të Bashkisë së Tiranës "Gonxhe Bojaxhiu" ku gjithashtu argëtuan fëmijët e pranishëm me një shfaqje të robotikës.

E gjithë ngjarja ishte një sukses i madh dhe përfaqëson projektin më të shpejtë deri më tani sepse u organizua dhe përfundua brenda vetëm disa orësh, ndërkohë që ndodheshim në mes të shumë punëve sfiduese në lidhje me zbatimet e projekteve të tjera të mëdha në zbati,! Mirënjohje për donatorin tonë, stafin tonë dhe vullnetarët!