Ndërsa i afrohemi fundit të këtij viti sfidues, ne thjesht duam të ndajmë me ju një vështim të përgjithshëm të arritjeve tona të mrekullueshme për të cilat jemi shumë krenarë.

Fondacionet Ivanaj të Nju Jorkut dhe Tiranës kanë punuar pa u lodhur dhe kanë arritur shumë, në fusha të ndryshme dhe me veprimtari të shumta. Përmes projekteve tona, ne kemi qenë në gjendje të angazhojmë të rinjtë përmes Ballkanit, të ndihmojmë gratë, të rinjtë dhe fëmijët e prekur nga tërmeti duke i mbështetur ato psikologjikisht, financiarisht, si dhe me materiale edukative dhe seanca trajnimi. Ne kemi qenë në gjendje të lidhim të rinj shqiptarë me ekspertë shqiptarë dhe të huaj përtej Atlantikut, të përfshijmë shqiptarë të rinj të talentuar në Programin e Trajnimit të Biznesit të Fondacionit Ivanaj dhe të vazhdojmë punën tonë në BIIH (Qendra e Inkubacionit të Biznesit dhe Inovacionit). Qendra jonë e Vullnetarëve (VOLIF) është rritur ndjeshëm, duke arritur gati 100 anëtarë. Gjatë vitit 2020, një pjesë e madhe e përpjekjeve tona iu kushtua projekteve bamirëse, duke ndihmuar familjet më në nevojë, të prekura rëndë nga tërmeti dhe pandemia globale. Shpresojmë që të gjitha përpjekjet tona mund të bëjnë një ndryshim të vogël, por gjithsesi të rëndësishëm në Shqipëri, megjithë një vit të vështirë si 2020!

Ndërsa ecim përpara për në Vitin e Ri, ne dëshirojmë të përsëritim falënderimet tona për Donatorët, Partnerët, Bashkëpunëtorët dhe Stafin tonë për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre. Fondacionet Ivanaj do të vazhdojnë punën e përbashkët drejt shtrirjes së misionit të tyre në vitin e ardhshëm! Pra, ju ftojmë të na ndiqni në faqet tona të mediave sociale (Facebook, Instagram dhe LinkedIn) dhe të dhuroni për kauzat tona.

Nga familja jonë tek juaja, ne i urojmë të gjithëve Gëzuar Krishtlindjen dhe një Vit të Ri 2021 më të qetë dhe të Gëzuar!