Dhjetë nxënës të shkollës së mesme "Bardhyl Pojani" mbollën pemën e fundit në Shqipëri që përbën pjesën e fundit të aktiviteteve fizike në kuadër të projektit "The Peace Path". Pema u mboll në Korçë në oborrin e shkollës së mesme "Bardhyl Pojani" muajin e kaluar. Ky aktivitet përmbyll projektin "The Peace Path", një iniciativë rajonale e zbatuar midis 5 partnerëve në tre zona të ndryshme të Rajonit të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën*. Pavarësisht nga vështirësitë dhe kufizimet e imponuara nga situata pandemike, projekti "The Peace Path" përfshiu gjithsej 30 nxënës të shkollës së mesme "Bardhyl Pojani" në Korçë, Shqipëri, shkollës së mesme "Aco Ruskovski" në Berovë, Maqedonia e Veriut dhe e shkollës së mesme "Odhise Paskali" në Pejë, Kosovë*.

E ndarë në dy faza kryesore, iniciativa "The Peace Path" angazhoi tre ekspertë të jashtëm në çështjet e fushës së mbrojtjes së mjedisit që synojnë rritjen e informacionit dhe kapaciteteve të studentëve në lidhje me ndryshimet klimaterike, zonat e mbrojtura mjedisore dhe aktivizmin mjedisor. Studentët u njohën me shembuj dhe veprime të thjeshta që mund të zbatohen në jetën e përditshme me qëllim të mbrojtjen e mjedisit dhe kultivimit të zakoneve miqësore me mjedisin. Gjatë punës së grupeve të punës, ata kishin më shumë mundësi për të bashkëvepruar me njëri-tjetrin, për të nxitur komunikimin dhe për të krijuar miqësi të reja, për t'u angazhuar në aktivitete praktike që çojnë në zhvillimin e aftësive dhe krijimtarisë së tyre në lidhje me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Faza e dytë konsistoi në formimin e "The Peace Path", një shteg simbolik që konsiston në mbjelljen e 8 pemëve në tre zona të ndryshme të Ballkanit Perëndimor të përmendura më lart, për të rritur bashkëpunimin midis të rinjve, për të rritur kuptimin e tyre për çështjet mjedisore dhe për të nxitur lidhjen e tyre me natyrën dhe komunitetin lokal. Shumica e pemëve u mbollën në oborret e shkollave të mesme partnere që zbatuan këtë projekt nën drejtimin tonë, duke demonstruar në këtë mënyrë jo vetëm një zgjidhje simbolike të sfidave ekzistuese mjedisore, por gjithashtu duke krijuar një shembull pozitiv për brezat e ardhshëm. Pemët e mbjella, të shoqëruara nga  tabela përshkruese e kësaj nisme, do të qëndrojnë si një shembull i gjallë i një bashkëpunimi të suksesshëm, angazhimit të komunitetit dhe aktivizmit mjedisor. Gjurma e këtij aktiviteti sigurisht që do të mbetet në kujtimet e studentëve dhe mësuesve të përfshirë dhe historia e mbjelljes së pemëve do të transmetohet nga njëri brez tek brezat e ardhshëm.

Një vlerë e veçantë e shtuar e kësaj nisme është fakti që ajo mundësoi shkëmbim dhe mundësi angazhimi për të rinjtë që jetojnë në zonat rurale, si djem ashtu edhe vajza, dhe që vijnë nga familje me më pak mundësi për të marrë pjesë në projekte të këtij lloji. Ne besojmë fuqimisht se të gjitha qeniet njerëzore janë të barabarta dhe, si të tilla, ne synojmë të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë.

Së fundmi, u zhvillua edhe një intervistë për këtë projekt nga RTSH, e cila mund të ndiqet në YouTube.

"The Peace Path" është një projekt i financuar nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe zbatohet nga Instituti i Fondacionit M & M Ivanaj në Tiranë në partneritet me shkollën "BardhylPojani" në Pojan, Korçë Shqipëri, shkolla "Aco Ruskovski" në Berovë , Maqedonia e Veriut, organizata “Let’s Do It Peja” dhe shkolla “Odhise Paskali” në Pejë, Kosovë (*).

(*) Ky emërtim nuk paragjykon pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të UNSCR dhe Opinionin e GJND për deklaratën e pavarësisë së Kosovës.