Drita Ivanaj, një vizionare e palodhur që ia kushtoi jetën promovimit të arsimit, fuqizimit të rinisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore shqiptare, u nda nga jeta më 31 korrik 2025.
E frymëzuar nga vlerat dhe veprimtaria e kolosëve Mirash dhe Martin Ivanaj, Drita themeloi dhe udhëhoqi me përkushtim Fondacionet Ivanaj, të cilat ofrojnë mundësi edukimi dhe zhvillimi për të rinjtë shqiptarë, mbështesin projekte kulturore dhe kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për vendin tonë.

Ju ftojmë të nderoni kujtimin dhe amanetin e Dritës duke mbështetur misionin e saj përmes një dhurimi për fondacionin këtu.

Çdo kontribut është një hap përpara në përmbushjen e vizionit të saj për një rini shqiptare më të arsimuar, më të informuar dhe më krenare për trashëgiminë tonë kombëtare.