Pranë fondacionit tonë, grupi i vullnetarëve vazhdon të tregojë përkushtim të palëkundur duke ofruar ndihmën e tyre kudo ku ka nevojë.  Këtë javë, vullnetarët tanë u angazhuan gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë së Shteve të Bashkuara të Amerikës, organizuar nga Ambasada Amerikane dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Me energji dhe përgjegjësi, ata dhanë kontributin e tyre për mbarëvajtjen e eventit dhe ishin të pranishëm në çdo moment që kërkonte mbështetje.
 
Faleminderit që jeni gjithmonë shembull i angazhimit dhe bashkëpunimit!

Mirëpresim me kënaqësi çdo individ që dëshiron të bëhet pjesë e grupit tonë të vullnetarëve dhe të kontribuojë në nisma me vlerë për komunitetin duke plotësuar formularin tonë.